Kandidati i majtë, Rama: Promovim turizmit malor në Dibër

507
Kandidati i së majtës për Bashkinë e Dibrës, Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në njësinë administrative të Selishtës dhe në Brezhdan të njësisë Tomin. Në Selishtë Rama premtoi ndërtimin e një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm ashtu sikurse sistemimin e rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza, ndërtimin dhe hapjen e një shkolle të mesme. Rama tha se do të asfaltohet rruga Muhur-Selishtë, do të ngrihen kanalet e vaditjes dhe subvencionohen fermerët në bujqësi e blegtori. Vëmendje do ti kushtohet edhe rindërtimit të rrjetit elektrik ashtu sikurse promovimit të turizmit malor.
“Jemi një koalicion i madh. Kemi mbështetjen e LSI-së dhe PDIU-së, por kemi mbështetjen në radhë të parë të popullit. Populli do të na besojë me votë në datën 11 shtatordhe ne do t’i shpërblejmë me punën tonë, duke vënë në jetë projektet tona”, u shpreh kandidati Rama. Gjatë takimit të mbajtur në fshatin Brezhdan të njësisë administrative Tomin, kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri sqaroi edhe ato çka i cilësoi gënjeshtra të kreut të opozitës.
Sigal