PE apelon: Burgosni hajdutët e blerjes së votës në Shqipëri

302
Sigal

Eurodeputë nga Gjermania, Suedia dhe Austria letër të hapur kreut të BE-së Josep Borrel: Pse në raportin e KE për Shqipërinë anashkalohet blerja e votës? Ata i kujtojnë përfaqsuesit më të lartë europian që të hetohen zyrtarët e lartë publik  dhe politikanët e implikuar në përgjimet e Dosjeve 339 dhe 184 dhe të nis arrestimi  pa vonesë i tyre. Ja letra e plot

 

Tre eurodeputetë letër Borrell, kreu i BE-së: Pse në raportin e KE për Shqipërinë nuk përmendet blerja e votës?

Parlamenti Europian kërkon burgosjen e hajdutëve të votës së lirë

Eurodeputeti David Lega, Raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe përfaqësues i PPE ka njoftuar se së bashku me dy eurodeputetë të tjerë, Michael Gahler, dhe  Lukas Mandl, përmes një letre, i kërkojnë përgjigje përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel. Në letrën e publikuar në rrjetet sociale ata kërkojnë që Borrel të jap përgjigje, se përse Komisioni Europian në raportin e tij nuk e ka përmendur “blerjen e votës” në Shqipëri, si një çështje me rëndësi jo vetëm për PPE, por edhe BE. Ndër të tjera ata shkruajnë se, duhet të nisin një hetim ndaj të akuzuarve për blerjen e votive, pasi sipas tyre ky është një kusht thelbësor edhe për BE dhe jo vetëm për PPE.

Letra e 3 eurodeputetëve

Blerja e votës është një problem serioz Borrel. Sot (dje) i kërkuam Josep Borrel përse Komisioni Europian nuk ka përmendur shitblerjen e votës në raportin e 2020. Nisja e hetimeve ndaj të akuzuarve për blerjen e votave është një kusht thelbësor për BE dhe jo vetëm për PPE. Si raporter për monitorimin e Shqipërisë, gjithmonë do të fokusohem tek sundimi i ligjit dhe demokracia. Shitblerja e votës është një problem serioz për demokracinë dhe nuk mund të pranohet në një vend kandidat për në BE.

Pyetje me shkrim e nënshkruar nga tre eurodeputetë

Për: Përfaqësuesin e Lartë Borrell

Objekti: Shitblerja e votës në Shqipëri

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë raportuar vazhdimisht për problemet me blerjen e votave në Shqipëri. Veçanërisht rastet e Dosjes 339 (Shijak) dhe Dosjes 184 (Dibër) kanë fituar ekspozim mediatik ndërkombëtar, në të cilin zyrtarë të lartë të partisë (Ministra, Kryetarë të Bashkive, Deputetë) dyshohet të jenë të përfshirë në ndikimin e paligjshëm në zgjedhje. Fatkeqësisht, krimet e pretenduara ende nuk janë ndëshkuar përkundazi kanë sjellë edhe më promovime të aktorëve të përfshirë. Meqenëse për çështjet e përmendura ende nuk ka një arrestim dhe nuk kanë arritur në gjykatë, ne jemi shumë të shqetësuar për shkeljen e angazhimit të Shqipërisë për sundimin e ligjit. Për më tepër, në konkluzionet e Këshillit të Përgjithshëm të Marsit 2020, deklarohet se “Kuadri negociues do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të pasqyrojë ecurinë me sukses të  Shqipërisë në  të pesë kushteve kryesore siç janë … fillimi i hetimeve kundër atyre që akuzohen për blerjen e votës … përfshirë fillimin e hetimeve dhe përfundimin e gjykimeve të para kundër zyrtarëve të lartë publikë dhe politikanëve.” Jemi të zhgënjyer pasi në raportin e Komisionit Europian 2020 nuk përmendet fare ‘blerja e votës’. A e  konsideron Komisioni se Shqipëria e ka përmbushur me sukses çështjen e blerjes së votës? Nëse po, ju lutem përshkruani detajet e progresit të kësaj çështjeje. Nëse jo, ju lutem shpjegoni pse kjo çështje nuk është përmendur në raport- progresin e 2020-tës.

David Lega, Suedi, Raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian

Michael Gahler, Gjermani

Lukas Mandl, Austri.