Me qeleshe në kokë dhe fustanellë, ja si e uron Rita Ora të vëllain për ditëlindje

312
Sigal

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka postuar disa foto nga fëmijëria e saj së bashku me familjen për të uruar 23-vjetorin e vëllait. Ajo që vihet re në foto është veshja kombëtare që ka vëllai i Ritës, Don Ora. Ai është i veshur me qeleshe dhe me fustanellë të Kosovës. Në urimin e saj Rita i shkruan të vëllait se ende nuk mund ta besojë që është rritur aq shumë pasi i duket ende i vogël.

“Urime ditëlindja Don! Sot është dita jote vëllau im i vogël. Të dua, ti je shumë argëtues, i mençur dhe lezetshëm dhe une s’mund të besoj se ti tashmë je 23-vjeçar. Me duket që ende je i vogël”, ka qenë urimi i Ritës.