Jozefina Topalli deklaratë tronditëse: Prej dy muajsh familja ime përndiqet

544
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndërsa ka dhënë një deklaratë “bombë” lidhur me mundësinë e përgjimit të saj, nuk ka folur për emra konkretë
Një lojë e ashpër duket se ka nisur brenda strukturave të Partisë Demokratike. Të përjashtuarit nga lista e deputetëve me firmën e vetme të liderit të ngrirë tashmë të kësaj partie, Lulzim Basha, janë hedhur të gjithë kundër. Akuza nga më të ndryshmet. Ndërkohë që e rëndë ishte edhe akuza e artikuluar gjatë mbrëmjes së djeshme nga ish-kryetarja e Kuvendit, ndërsa ishte e ftuar në një studio televizive. Jozefina Topalli ka bërë një deklaratë bombë kur ka treguar se prej dy muajsh, shtëpia e saj është vënë nën mbikëqyrje dhe se çdo lëvizje e familjes së saj monitorohet. E ftuar në një emision televiziv, Topalli nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me deklaratën e saj të fortë, se dikush ka vënë një njeri për të parë lëvizjet e saj dhe të familjarëve. Ajo është shprehur se një sjellje e tillë mjerane nuk i është bërë familjes së saj as në diktaturën hoxhiste. “Ka dy muaj që shtëpia ime ruhet nga njerëz që kush hyn dhe kush del të pijë kafe. Kjo është sjellja më mjerane. Gjëja e vetme që më kujton, është Edi Ramën që sulmon Islamin. Unë ndoshta kam lindur e deklasume. Kjo s’ka ndodh as në komunizëm”, tha Topalli. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka rrëfyer sherrin me Bashën. Ajo tha se gjithçka nisi në shkurt të vitit 2014 kur Basha bëri një urdhër që në zgjedhjet lokale të mos kandidonin kryetarë seksionesh që kishin humbur në zgjedhjet e 2013-s, deputetë apo edhe kryetarë seksionesh.“Ky urdhër ishte i paprecedentë dhe unë i kam shkuar në zyrë dhe jam përplasur me të. Ai më dha të drejtë por urdhri qëndroi në fuqi dhe atë e shkeli vetë Basha, që është humbës në zgjedhje dhe rikandidon brenda partisë. Sipas standarteve të Berishës atij nuk do t’i shkonte ndërmend që të rikandidonte”, tha Topalli. Më tej Topalli ka sulmuar Bashën për mënyrën e drejtimit të partisë dhe futjen në të të oligarkëve. Ajo akuzoi Bashën se në mëngjes sulmon oligarkët kurse në darkë është bashkë me ta.“Në PD jo vetëm muajin e fundit, por në fakt prej disa kohësh ka një përpjekje të vazhdueshme të grupeve oligarke që të sjellin njerëzit e tyre në radhët e Partisë Demokratike. Basha është i rremë edhe kur sulmon oligarkët. Nëse në mëngjes sulmon oligarkët, në darkë ai është me oligarkët”, tha Topalli.
Sigal