Ish-ambasadori Agim Nesho: Veprimi i Presidentit ishte shumë i saktë

191

Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe OKB Agim Nesho u shpreh dje, se duhet mbrojtur balanca e pushteteve, për të funksionuar një shoqëri. Ambasadori Nesho u shpreh se veprimi i Presidentit të Republikës është shumë i saktë, për emërimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese. Agim Nesho: Shqiptarët tashmë po rrezikojnë demokracinë e tyre. Pra në një pushtet normal njerëzit do ishin ngritur kundër tiranisë së mazhorancës, kushdo që të jetë kjo dhe Medisoni e ka shprehur shumë mirë, duhet mbrojtur demokracia republikane, balanca e pushteteve deri në fund për të funksionuar një shoqëri. Veprimi i presidentit ishte shumë i saktë.