Ish-prokurori i Përgjithshëm: KED shkeli Kushtetutën

698
Sigal

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku u shpreh se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shkelur Kushtetutën, në procesin e plotësimit të vakancave për Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, vënia në radhën e kandidatëve të Besnik Muçit ishte shkelje për aq kokë sa ai e kishte bërë betimin si anëtar i Kushtetueses. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte për detyrë të zgjidhte kandidatët duke ia paraqitur Kuvendit dhe Presidentit. Ama Kushtetuta kishte një rregull duhet të fillosh me Presidentin, do i çosh tre emra për një post. Do mbarosh me këtë do i çosh Kuvendit, pastaj Gjykata e Lartë dhe pastaj i 4 do vinte prapë tek Presidenti. Por për çudi ishte se për aq kohë sa nuk kishte kandidatë edhe 1 që presidenti e kishte dekretuar, Besnik Muçi përsëri u paraqit si kandidat në Kuvend. Por kjo është absurde. Nuk kishte numra. Aq persona ishin kualifikuar. Për mua nuk u respektua Kushtetuta, u shkel”, tha Theodhori Sollaku.