Incidenti me Strazimirin, nis seanca ndaj deputetëve Ndreu e Ndoka

478
Sigal

Katër muaj pas incidentit në ambientet e Parlamentit, ku deputeti demokrat Gent Strazimiri u godit nga dy deputetët socialistë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, këta të fundit kanë dalë para Gjykatës së Lartë për këtë ngjarje.

Ndreu dhe Ndoka janë të pranishëm në seancë ndërkohë që përkatësisht mbrohen nga avokatët Raftjar Rusi dhe Ardian Visha

Çështja gjykohet në Gjykatën e Lartë për shka të mandatit të deputetit që kanë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka.
 
Këta të fundit akuzohen nga Prokuroria e Përgjithshme se kanë goditur me grushta deputetin Demokrat Gent Strazimiri. Si provë materiali e Prokuroria disponon edhe pamjet filmike.

Hetimi ndaj Arben Ndokës dhe Pjerin Ndreu nisën pas incidentit të ndodhur më korrik të këtij viti, ku për të bazuar akuzën ndaj tyre, Prokuroria u bazua dhe në pamjet e sigurisë të kamerave të Parlamentit.
 
Anëtarë të Kolegjit Penal që do gjykojë çështjen ndaj dy deputetëve janë Admir Thanza, Artan Zeneli, Tom Ndreca, Ardian Dvorani, si dhe relator në këtë proces është Medi Bici.