Ilir Meta: Besojmë te ndihma e Portugalisë në hapjen e negociatave për BE

81
Ambasadori i ri i Portugalisë dhe ambasadorja e Danimarkës i paraqitin Letrat Kredenciale, Presidentit Meta
Presidenti i Republikës, Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Portugalisë në vendin tonë, Francisco Maria de Sousa Rebeiro Telles. Presidenti Meta vlerësoi nivelin e mirë të bashkëpunimit politik dypalësh dhe theksoi nevojën e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta u ndal në mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, ku vlerësoi ekspertizën shumë të kualifikuar të Portugalisë në drejtim të arsimit e trajnimit profesional në industrinë e turizmit. Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Portugalia në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe besimin se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2018.