Ilir Beqja: Berisha po qeveris duke dhënë koncesione nga propozime të pakërkuara

406
Sigal

Deputeti i PS-së, Ilir Beqja akuzon kryeministrin në detyrë Sali Berisha se po qeveris duke dhënë koncesione që fillohen nga propozime të pakërkuara. Në një postim në faqen e tij sociale, Beqja shkruan: “Sali Berisha vazhdon të qeverisë duke dhënë koncesione që fillohen nga propozime të pakërkuara. Ja shembulli i radhës me portin e ri të jahteve të Ura e Dajlanit. Pas 8 vjetësh në qeveri, Sali Berisha nuk ndërtoi një plan të plotë të zhvillimit të bregdetit, por miratoi vetëm propozime të pakërkuara.”