Caka: “Riciklimi i këllirave”, kjo është Reforma në Drejtësi e Edi Ramës

564
Sigal

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka me anë të një postimi ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke shkruar se “riciklimi i këllirave” është Reforma në Drejtësi sipas Ramës.

Caka ka vijuar postimin, duke e lidhur edhe me rastin e anëtarit të KLP-së, Bujar Sheshi, i cili më parë ka qenë dhe anëtar i Sigurimit të Shtetit. Sakaq deputetja e LSI-së, ka akuzuar dhe ndërkombëtarët, se këta të fundit nuk po ndërmarrin asnjë lëvizje.

Ja postimi i plotë i Cakës:

“Riciklimi i këllirave”: kjo është Reforma në Drejtësi e Edi Ramës.

Tmerr pacipësi si kjo, s’na kanë parë sytë!!!

Ne kujtuam se do zgjidheshin këta që kanë mbaruar jashtë, në krye të drejtësisë, kurse këta i zgjodhën edhe bashkëpunëtorë të sigurimit në gjimnaz, edhe studentë të sigurimit, edhe hetues të sigurimit, edhe 65 vjeç, pa një gjuhë të huaj, edhe mashtrues, që gënjejnë për mbiemrin, edhe shantazhues ndaj Autoritetit të Dosjeve, që thotë të vërtetën.

Ndërkombëtarët rrinë e vështrojnë reformën që vjen erë…

Ndërsa ONM, merr miliona euro për të mbyllur sytë!?