I gjithë Kuvendi hesht! Deputetët çohen në këmbë

116
Kuvendi i Shqipërisë ka rënë në heshtje për një minutë.
Shkak i qetësisë së deputetëve ka qenë një propozim i Valentina Dukës, deputete e Partisë Demokratike. Duka ka kërkuar që parlamenti të mbajë një minutë heshtje në nder të humbjes së Robert Elsie, njërit prej albanologëve më të shquar.
Të gjithë janë ngritur në këmbë për të nderuar figurën e albanologut të njohur nga Kanadaja, i cili humbi jetën në moshën 67-vjeçare në fillim të kësaj jave për shkak të një sëmundje të rrallë.