Heqja e mandatit, reagon Dashamir Tahiri: Duan të dëmtojnë opozitën

477
Sigal

Dashamir Tahiri, deputeti i opozitës së cilit iu
hoq mandati, zgjodhi të reagojë përmes një postimi në Facebook pas vendimit të
Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Ai shkruan se i gjithë procesi ishte politik dhe kërkonte të dëmonte atë
personalisht dhe opozitën. 

Tahiri kërkon që anëtarët Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të citojnë vetëm
një element të ligjit që e bën të pavlefshëm mandatin e tij.

Gjithashtu, ai pralajmeroi se do të ndjekë këtë çështje deri në fund në rrugë
ligjore, pasi sipas tij, kërkon të zbardh të vërtetën.

Postimi i plotë i Dashamir Tahirit

Që në fillim të këtij procesi është parë qëndrimi politik.Mazhoranca në KQZ nuk
kanë respektuar ligjin por kanë marrë vendim politik për të më dëmtuar mua dhe
opozitën si dhe për të vendosur barazpesha të papranueshme në këtë
proces.Sfidoj këdo prej anëtarëve të KQZ që kanë sadopak integritet personal
dhe profesional që të më gjejnë vetëm një element të ligjit për të bërë të
pavleshëm mandatin tim. Kjo është një betejë që më shumë se politikë ka të bëjë
me dinjitetin personal të votuesve të Vlorës dhe komunitetit Çam që më ka
mbështetur për të cilën detyrohem ta ndjek këtë çështje deri në fund në rrugë
ligjore për të zbardhur të vërtetën. Mandati im nuk është i KQZ dhe as i
lojërave politike, por i votuesve të Vlorës.