Mbetjet urbane, Basha: Projekti ka ngecur tek vullneti politik

424
Sigal

TIRANE- Menaxhimi i mbetjeve urbane është tema e diskutimit që kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme me studentët. Basha tha se institucioni që ai drejton po punon për një Tiranë evropiane, ndërsa u ndal edhe tek bashkëpunimi me Bankën Botërore për realizmin e projektit urban.
 
Ndërkaq, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se duhet të ketë një ndërgjegjësim më të madh qytetar edhe sa i takon mbetjeve urbane, dhe depozitimit të tyre në vendet e duhura.
 
Por sipas Bashës projekti urban ka ngecur për shkak të mungesës së vullnetit politik për të vijuar më tej me realizimin e tij.