Hafizi: Qeveria Rama na ofroi poste ministrash, që të mos largoheshim nga PS-ja

427
Sigal

 Ish-­deputetja e PS, Mimoza Hafizi ka deklaruar dje, se kryeministri Rama i ka ofruar asaj dhe Ben Blushit poste ministrore vetëm që të mos largoheshin nga PS. Hafizi e ftuar në emisionin “Në Fokus” tek “Ora News” nuk ka përcaktuar, se kujt konkretisht iu ofrua posti, por ka deklaruar, se kjo ofertë është përbuzur me neveri nga dy deputetët që zyrtarisht nuk janë më pjesë e Partisë Socialiste. “Gjatë korrikut, kur qeveria e zotit Rama ndjeu një farë rreziku, na kanë ofruar poste ministrash që ne i kemi refuzuar me përbuzje”, tha Hafizi. E pyetur se cilit prej të dyve Rama u ofroi postin ministror, Hafizi thotë, se kjo nuk ka shumë rëndësi. “Kjo nuk ka rëndësi, ne bashkë jemi dhe e vetmja gjë që ne kemi kërkuar për të mbështetur këtë maxhorancë, kemi kërkuar që të kthehen zgjedhjet në PS dhe të kthehet mendimi ndryshe”, tha Hafizi.