Rama për “Al Jazeera”: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është qëllimi ynë

335
Sigal

 Në një
intervistë për “Al Jazeera” kryeministri Rama ka folur për përmirësimin e
raporteve ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, ndërsa i pyetur për bashkimin kombëtar
të Shqipërisë dhe Kosovës, Rama ka thënë, se kjo gjë nuk ka qenë asnjëherë
qëllim për vendin tonë. “Nuk ka qenë kurrë. Sepse besoj fort, se ‘Shqipëria e
Madhe’, ‘Serbia e Madhe’, apo çfarëdo qoftë tjetër ‘e Madhe’ është ajo, që e
shkuara na ka lënë”, shprehet Rama. Më tej gjatë intervistës ai ka theksuar
edhe njëherë nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.