Gjokë Uldedaj, zyrtarisht kandidat i PD-së në qarkun Shkodër

714
Gjokë Uldedaj, është zyrtarizuar nga PD, kandidat për Deputet i 6-ti, në listën e Qarkut Shkodër dhe do mbulojë Bashkinë Vau Dejës dhe Zonën e Nënshkodrës.
Veprimtari Politike: 
• Deputeti i qarkut Shkodër, në legjislacionin 2009 -2013;
• Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD nga viti 2001-2017; 
• Kordinator dhe drejtues i fushatave elektorale, për Bashkinë Vau Dejës dhe Zonën e Nënshkodrës.
Eksperienca Profesionale:
• Vjen nga fusha akademike me një eksperiencë mbi 25 vjecare, mban titullin Profesor në Ekonomike, aktualisht është Dekan i Fakultetit Ekonomik.
• Gjatë viteve 2007-2009, ka qenë Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
• Prof. Gjokë Uldedaj është autor dhe bashkautor i 3 teksteve universitare dhe i disa studimeve në fushën e ekonomisë dhe tregut.
• Ka kryer disa specializime afat shkurtra dhe afat mesme në: USA, Japoni, Greqi, etj.
Me këtë levizje të fundit Kryetari i PD, Zoti Lulzim Basha, kompleton listën e Qarkut Shkodër, duke siguruar një nivel të plot përfaqësimi, me figura të spikatura politike dhe akademike, për një fitore bindëse në këtë qark, me 25 Qershor.
Sigal