Gjiknuri: Jo kallëzim i KLSH, por kallëzim i PD për qeverinë

460
Ministri i Energjisë dhe Indrustrisë Damian Gjiknuri ka reaguar ndaj kallëzimit të bërë sot nga KLSH për dëmin e shkaktuar shtetit nga marrëveshja me CEZ. Ministri Gjiknuri e ka cilësuar këtë kallëzim si “riprodhim të akuzave të Partisë Demokratike”. Sipas Gjiknurit, ky kallëzim “nuk është i KLSH ndaj shtetit, por i PD-së ndaj qeverisë”. Në një deklaratë për mediat, ministri Gjiknuri tha se në raport fshihen,s ipas tij me dashje, të dhënat e arkëtueshme nga CEZ-Shpërndarje. Ndërsa shton se po në këtë raport të auditit mungon edhe analiza e kushteve që çuan në këtë situatë, dhe përgjegjësit për të. “U njohëm me kallëzimin e KLSH ndaj shtetit, për marrëveshjen me CEZ. Me këtë vendim KLSH tregon se është në funksion të mazhorancës së kaluar. 

Raporti është riprodhim i akuzave të PD-së. Në asnjë fjali të këtij raporti nuk citohet asnjë ligj e asnjë gërme të jetë shkelur nga grupi negociator. Ky nuk mund të konsiderohet kallëzim i KLSH ndaj meje, por kallëzim i PD-së ndaj qeverisë shqiptare. Në raportin e KLSH fshihet me dashje vlera e të ardhurave të arketueshme nga CEZ-Shpërndarje që kalon në favor të palës shqiptare me anë të kësaj marrëveshje. Për faktin se CEZ-Shpërndarje kishte një vlerë negative tregtare sipas kushteve të marrëveshjes asetet e saj i kaluan falas shtetit shqiptar. Në raport mungon analiza e kushteve që çuan në rrjedhimin e kësaj marrëveshje, përgjegjësitë konkrete të institucioneve përgjegjëse që çuan në këtë konflikt”, tha Gjiknuri.
Sigal