Gara për kryeprokuror, Arta Marku e para që do të intervistohet nga KLP-ja

565
Sigal

Tre kandidatët në garë për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela do të dalin ditën e nesërme para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku do të merren në pyetje.

Intervista në KLP do të nisë me kryeprokuroren aktuale, Arta Markun, në orën 09:30, për të vijuar në orën 11:0 me Fatjona Memçajn, dhe më tej me Olsian Çelën në 12:30.

NJOFTIM I KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, njofton se do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë.

Në zbatim të nenit 19, pika 1 të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video.

Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë:
1. Arta Marku 09:30
2. Fatjona Memçaj 11:00
3. Olsian Çela 12:30
Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën e njoftuar.