Ganaj: ILDKP lavatriçe parash 85 % e zyrtareve pa kontroll

417
TIRANE – Rreth 85 % e zyrtarëve të lartë i janë shmangur kontrollit të pasurisë së tyre nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Kundër Konfliktit të Interesit, ndërsa ky institucion sipas kreut të saj Shkëlqim Ganaj, ishte kthyer në një “lavatriçe parash”.
Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së Ganaj e dha këtë deklaratë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve gjatë prezantimin e raportit të punës së këtij institucioni përgjatë vitit 2014
Ganaj tha se ndryshimet ligjore në këtë institucion ishin efikase pasi ILKDPKI ishte kthyer në “lavatriçe parash”. Megjithatë, ai kërkoi mbështetjen e Kuvendit për kallëzimet që ILDKP ka bërë ndaj zyrtarëve pasi deri më sot asnjë prej tyre nuk është dënuar.
“Sot nuk ka zyrtarë të dënuar, ne mund të referojmë cështje në Prokurori por nëse nuk kemi dënime duhet të heqim mentalitetin e pandryshueshmërisë. Kërkoj nga Kuvendi që të merren masa pasi në 10 vjet asnjë nuk është dënuar”, u shpreh Ganaj.
Ganaj tha se nga 1500 kontrolle që ILDKPKI ka bërë nën drejtimin e tij, 150 zyrtarë janë referuar në Prokurori, ndërsa janë bërë 60 kallëzime “sa për 10 vite së bashku”, – theksoi Inspektori i Përgjithshëm.
Përgjatë vitit 2014, 600 zyrtarë janë gjetur me shkelje tha Ganaj, ndërsa 500 prej tyre janë ndëshkuar me masa administrative gjobë. 
Së fundi ILDKPKI është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të padive të njëpasnjëshme penale ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit të cilët nuk kanë respektuar afatet e deklarimit të pasurive, dhe për padinë më të bujshme ndaj ish-ministrit të djathtë Ridvan Bode për fshehje të pasurisë.
Debatet për dosjen e Bodes
Bylykbashi: Ka një rast të freskët, është ai i Bodes ku ILDKPKI ka bërë njoftime dhe mosreagimi i deputetit e ka çuar ILDKPKI të bëjë kallëzim. Sipas informacioneve të mia nuk keni çuar asnjë njoftim si e parashikon ligji. A keni një përgjigje për mënyrën si e zbatoni ligjin për marrjen e dijenisë?
Xhafa: Për pyetjet do të vëmë një limit se kanë pyetje edhe të tjerët. Ai hap dosjet ju i thoni mos i hap ç’kuptim ka kjo?!
Braho: Nuk e kemi thirrur Ganajn të japë llogari. Hiqni dore nga provokimet pasi çështja është në hetim. Bodes i kanë shkuar dy shkresa, ia kam shpjeguar dhe Bodes.
Ganaj: Ka pasur raste kur është punuar me dy standarde. Zyrtarët e Tiranes nuk i prek kurse ata të rretheve shkojnë në gjyq.
Për cfarë ta pyes domethënë për çfarë konkretisht do që t’i them. Se puna e 2014 po thuhet . Pyete pak për çfarë e do?
Halimi: Thatë që ju ka ardhur një gjygjtar dhe kryetar bashkie, kanë dhënë para, keni emra? 
Ganaj: Gjygjtari i Elbasanit Qamil Hasa dhe krytari i bashkisë së Gramshit Bici 
Sigal