Meta vlerëson Avni Rustemin me Dekoratën e Flamurit Kombëtar

102

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar këtë të martë me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me rastin e 125 vjetorit të lindjes së tij.Nëpërmjet  një postim në “Facebook”, kreu i shteti shkruan se akti i tij i lartë patriotik në mbrojtjen e çëhtjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, pati një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi.“Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës. Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës”, shkruan Meta.