Rama-Hahn: Gjërat për Shqipërinë po shkojnë në rrugën e duhur

463
Kryeministri i vendit ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me komisionarin e BE për zgjerimin Johanes Hahn, nga ku kanë dalë shumë të optimistë të dyja palët.
Komisioneri Hahn u shpreh se Shqipëria ka 5 prioritete dhe po punojnë shumë mirë. Ai vlerësoi veçanërisht reformën e drejtësisë, duke theksuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë.
“Siç mund ta shihni jemi në kushte shumë të mira e miqësore. Jemi ulur në bisedime të përbashkëta për të diskutuar mbi progresin në bashkëpunimin tonë. Siç e dini Shqipëria ka 5 prioritete dhe ata po punojnë shumë mirë. Veçanërisht reformat e drejtësisë duket se po shkojnë shumë mirë. Shqipëria është në rrugë të mbarë. Ne jemi mbledhur për takimin mbi marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit perëndimor dhe kjo ishte dhe arsyeja përse mundëm të takoheshim sëbashku. Nuk kam shumë për të raportuar mbi situatën në Shqipëri por mund të them se gjërat po shkojnë mirë. Nuk kam ndonjë shqetësim të veçantë momentalisht.”- tha Johanes Hahn pas takimit të zhvilluar në Bruksel me kryeministrin Rama.
Ky i fundit theksoj se pas takimeve të sotme në Bruksel, kthehet në Tiranë me një sens optimizmi. Kryeministrio Rama vuri në dukje se takimi i sotëm ishte një hap shumë i rëndësishëm për të përcaktuar lidhjet dhe bashkëpunimin në rajon që nuk është vetëm infrastrukturor po është një projekt paqeje dhe bashkëpunimi të gjithanshëm.
“Ishte një ditë shumë e mirë dhe mund të them se i jam mirënjohës komisionerit Hahn dhe ne kemi shumë shpresë në eksperiencën e gjatë të Hahn në marrëdhëniet dhe zhvillimin rajonal. Ajo çfarë bëmë sot ishte një hap shumë i rëndësishëm për të përcaktuar lidhjet dhe bashkëpunimin në rajon që nuk është vetëm infrastrukturor po është një projekt paqeje dhe bashkëpunimi të gjithanshëm. Ky ishte një rast për t’u takuar të gjithë sëbashku dhe ne shkojmë në tiranë me shumë motivim dhe optimizëm pasi e dimë se çfarë duhet të vazhdojmë të bëjmë dhe shpresojmë që deri në vjeshtë të mund të themi se u bë. Por kjo mbetet në dorën tonë.”- tha Rama. 
Sigal