Veliaj-të rinjve: Luftoni gjuhën e urrejtjes, në vend të baltës mjaltë

478
TIRANË – Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka zhvilluar për herë të fundit në cilësinë e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë një aktivitet me të rinj nga zona të ndryshme të vendit. 
Duke e shfrytëzuar këtë takim edhe si fushatë elektorale, Veliaj u bëri apel të rinjve që të luftojnë gjuhën e urrjetjes, ndërsa deklaroi se vetë ai nuk do ta përdorë kurrë gjuhën e helmit dhe të baltës. 
“Gjuhën e helmit dhe të baltës nuk do ta përdor Kurrë. Do të doja se të gjithë të rinjtë pavarësisht se kë do të mbështesim, të bëjmë një pakt që të luftojmë gjuhën e urrejtjes. Aty ku ka baltë do të hedhim mjaltë.”- tha Veliaj. 
Më tej ai u kërkoi të rinjve që të angazhohen në zgjedhje qoftë edhe si kandidatë për këshillat bashkiakë në mënyrë që të bëhen avokatë ët çështjes së tyre në Bashkitë e vendit. 
Duke prezantuar librin, të cilin Veliaj e ka quajtur një manual të hartuar në bashkëpunim me të rinj nga e gjithë Shqipëria, ai është shprehur se manuali do ti shërbejë jo vetëm të rinjve por edhe çdo ministri që do të vijë sepse do të gjejë aty projektet që duhet të realizojë për të rinj. Sipas Veliajt rinia është e tashmja në radhë ë parë e më pas e ardhmja. Veliaj është shprehur gjithashtu se i ka pasur gjithmonë neveri qeveritë që thonë se rinia është e ardhmja ndërkohë që ajo është e tashmja.
“E kam pasur neveri qeveritë që thonë se rinia është e ardhmja ndërkohë që ajo është e tashmja. Sot doja ta mbyllja me botimin e një “plani kombëtarë për rininë”. Një manual për këdo qeveri se cilat janë punët e mbara që ne duhet të bëjmë me rininë. Këtu tregohet se sa qeveritë duhet të buxhetojnë për qendrat rinore dhe në këtë manual çdo rini ka programin e saj. Manual ku çdo ministër që do të vijë do të ketë planin e tij për rininë. Falenderoj organizatat rinore në të gjithë shqipërinë. Ky manual është produkt i mirëfilltë i të gjithë të rinjve që kanë aksionet në shqipëri dhe që janë e tashmja e vendit dhe jo e ardhmja”.- tha Erion Veliaj. 
Duke folur për punësimin e të rinjve në admistratën publike dhe kërkesës që atyre u bëhej kur dorëzonin dokumentacionin atje për eksperiencat e punës, Veliaj Veliaj është shprehur se tashmë i është dhënë një zgjidhje edhe këtij problemi, duke thënë se praktikat që studentët kryejnë gjatë studimeve do tu njihen atyre si eksperienca pune.
“Ka qenë dëshirë e shumë të rinjve të angazhohen në administratën publike dhe ajo që vumë re këtë vit është se kishim disa burokraci. Një nga to ishte kërkimi i eksperiencave në aplikimin në administradën publike. Marrja për bazë e praktikave të studentëve si eksperienca pune për ta është gjëja më e mirë që tashmë është miratuar. Kjo do tu lehtësojë atyre të jenë pjësë e administratës. Kjo do të sjellë më shumë staf të kualifikuar dhe frymë të re në administratë”.- u shpreh Erion Veliaj. 
Veliaj: Kërkojuni kandidatëve rikthimin e hapësirave publike
Erion Veliaj, Minisër i Mirqënies Sociale dhe Rinisë ka zgjedhur një takim me të rinj, në një prej qendrave rinore të ngritura nga ai pak kohë më parë për të shpallur largimin e tij nga drejtimi i Ministrisë dhe për të nisur fushatën e tij për garën e Bashkisë së Tiranës. Duke shprehur rëndësinë e hapësirave publike , ruajtjen dhe shfrytëzimin e tyre nga çdo i ri Veliaj u ka bërë atyre një kërkesë, që edhe në zgjedhjet e 21 qershorit pavarësisht bindjeve politike që u përkasin, ti kërkojnë çdo kandidati në të 61 bashkitë e vendit rikthimin e këtyre hapësirave. 
“Kërkoni nga kandidatët që të kthehet hapësira publike pavarësisht se kujt kahu i përket kandidati. Kërkesa ime pavarësisht se për kë votoni është të kërkoni nga kandidatët që hapësirat publike ti përkasin publikut. Hapësira që sot ekziston këtu nuk i shërbente publikut por përdorej për armëmbajtje pa leje, për trafikim dhe për veprimtari të tjera të paligjshme, ndaj dhe ne e kthyem në hapësirë publike.”- tha Veliaj.
Fjala e plotë e Veliajt në takimin me të rinjtë.
“Kërkoni nga kandidatët që të kthehet hapësira publike pavarësisht se kujt kahu i përket kandidati. Kërkesa ime pavarësisht se për kë votoni është të kërkoni nga kandidatët që hapësirat publike ti përkasin publikut. Hapësira që sot ekziston këtu nuk i shërbente publikut por përdorej për armëmbajtje pa leje, për trafikim dhe për veprimtari të tjera të paligjshme, ndaj dhe ne e kthyem në hapësirë publike. Me zi pres që të gjithë bashkë në çdo qytet të ngremë sa më shumë qendra rinore. Këtu ka pasur pafund të rinj që kanë bërë debate, kanë sjellë idetë dhe projektet e tyre dhe janë angazhuar për gjëra të ndryshme. Kjo do të mbahet mend si hapësira e parë ku këta të rinj kanë promovuar talentin e tyre.
E kam pasur neveri qeveritë që thonë se rinia është e ardhmja ndërkohë që ajo është e tashmja. Sot doja ta mbyllja me botimin e një “plani kombëtarë për rininë”. Një manual për këdo qeveri se cilat janë punët e mbara që ne duhet të bëjmë me rininë. Këtu tregohet se sa qeveritë duhet të buxhetojnë për qendrat rinore dhe në këtë manual çdo rini ka programin e saj. Manual ku çdo ministër që do të vijë do të ketë planin e tij për rininë. Falenderoj organizatat rinore në të gjithë shqipërinë. Ky manual është produkt i mirfilltë i të gjithë të rinjve që kanë aksionet në shqipëri dhe që janë e tashmja e vendit dhe jo e ardhmja.
Ka qenë dëshirë e shumë të rinjve të angazhohen në administratën publike dhe ajo që vumë re këtë vit është se kishim disa burokraci. Një nga to ishte kërkimi i eksperiencave në aplikimin në administradën publike. Marrja për bazë e praktikave të studentëve si eksperienca pune për ta është gjëja më e mirë që tashmë është miratuar. Kjo do tu lehtësojë atyre të jenë pjësë e administratës. Kjo do të sjellë më shumë staf të kualifikuar dhe frymë të re në administratë
Do të doja të kandidoni për këshilla bashkiakë. PS do të zgjerojë hapësirat për të rinjtë. Ftoj të gjithë partitë që të hapen të rinjtë pasi ata do të jenë avokatët e të rinjve. Nuk besoj se është detyra e politikëve të advokojë për të rinjtë. Detyra e gjithsecilit të advokojë për të gjithë. Punësimi, do të doja të fokusohemi edhe për sipërmarrjen rinore. Mendimi për sipërmarrjen, Edhe sipërmarrja private një lajm i mirë. Në varësi të talentit që ka gjithsecili disa avancojnë disa dështojnë. Të kthejmë shumë hapësira si kjo në qendra rinore. Të kthejmë qendrat publike në një hapësirë biznesi për të rinjtë. Vështirësia e parë për të rinjtë kush do të gjejë një zyrë dhe kush do t’i japi një këshill. Të Bashkëpunojmë që dikush ta ketë shansin që të promovohet pa u stresuar se kush do paguajë faturën. Në Shqipëri edhe një mizë politizohet. Kemi maninë që gjithçka ta kthejmë në një sebep politik. Nuk jam futur në politikë që të mashtroj njerëzit. E padrejtë ajo që kishte ndodhur. Pjesa racionale ishte me ne në këtë rast. Të identifikohen edhe qendra të tjera publike që janë kthyer në stripclube t’ia japim të rinjve. Harrojmë që ka edhe gjimnazistë. Besoj se kemi bërë fillimin e parë, kthimin e shkollës në një qendër komunitare. Gjithë shkollat e New Yorkut hapeshin në fundjavë për panairi për banorët e lagjeve. Në ato shkolla, komuniteti tregonte më tepër kujdes për shkollat. Ne mund ta bëjmë diferencën në këtë fushatë vetëm me energji pozitive. Secili prej nesh i lodhur me gjuhën e baltës, me shpif dhe shpif se diçka do mbetet. E kuptoj opozitën që jep një alternativë tjetër, por njerëzit janë lodhur nga ata që hedhin baltë mbi gjithçka. Gjuhën e helmit dhe të baltës nuk do ta përdor Kurrë. Do të doja se të gjithë të rinjtë pavarësisht se kë do të mbështesim, të bëjmë një pakt që të luftojmë gjuhën e urrejtjes. Aty ku ka baltë do të hedhim mjaltë.
Të rinjtë të shohin me kujdes listën e këshillave bashkiakë. Në Shqipëri nuk ka vetëm gjyshër. Plani që kemi bërë është paja më e mirë që mund t’i lëmë një kolegu. Të lidhim më shumë të rinj me artin dhe Kulturën. Kur ke një qeveri të emancipuar duhet të kesh pjesë. Pse PS dhe LSI kanë hapur dyert për FRESSH dhe LRI është se të rinjtë u bënë aksionerët më të mëdhenj. Nëse premton pa pasur buxhet, je një mashtrues. Premtimet se do të bëjë tramvaj janë gënjeshtre. Në vitin 2015 buxheti i rinisë 400 mln lekë, 4-fishi më shumë se vitet e kaluara. Shumica e këtij fondi për qendrat rinore. Për mua, kjo puna për rininë puna më e bukur në gjithë botën. Fillon sot puna për një projekt 15-20 vjeçar. Nëse keni xixat për t’u bërë një person publik, puna fillon sot. Kjo është hera e fundit që shihemi bashkë në këtë detyrë.”- tha Veliaj. 
Sigal