Edhe pas pezullimit Basha nuk tërhiqet, i bën thirrje Ruçit: Më jep fjalën. Ja si përgjigjet kryeparlamentari

514
Pas rinisjes së seancës plenare, pasi u ndërpre për të gjashtën herë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe pse u përjashtuar për sot nga Kuvendi, nuk e bojkotoi sallën, ndërsa nuk nguroi që të kërkonte edhe fjalën.
Nga foltorja e Kuvendit, atje ku ishin edhe deputetët e PD-së, Basha i kërkoi Ruçit që t’i jepte fjalën, edhe pse ishte përjashtuar për thyerje të rregullores. Ndërkohë, Ruçi pasi hapi votmin për prezencën e deputetëve dhe më pas u miratuan disa projektligje që ishin parashikuar në rend të ditës, theksoi se nëse do të ishte duke zbatuar rregulloren e Kuvendit, masat do të ishin më të ashpra.
“Nuk po ushtroj kompetencat e mia si kryetar i Kuvendit që ma je ligji, duke thirrur Byronë e hetimit për të marrë masa më të forta. Seancën e konsideroj të mbyllur”, tha Ruçi.
Sigal