Fyle: Rekomandimi pa kushte, jo konflikt politik. Rama: Më shumë punë qeverisë, më shumë realizëm opozitës

488
Sigal

TIRANE – Publikohet raporti i ri i Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Hapet drita jeshile për Shqipërinë drejt marrjes së statusit të kandidatit në Bashkimin Europian. Komisioni Europian konfirmon rekomandimin e tij për t’i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë. Ky është përfundimi i raportit të ri të KE të publikuar këtë të mërkurë, në lidhje me përparimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar dhe reformën në drejtësi. Raporti është hartuar pas kërkesës së dhjetorit të shkuar nga ana e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe do të shërbejë si baza themelore për të vendosur mbi dhënien e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në KE më 27 Qershor.

Bazuar në gjetjet e Raportit, Komisioni Evropian konfirmon rekomandimin e tij që shtetet anëtare t’i japin Shqipërisë statusin e kandidatit. Sipas raportit, ky rekomandim pozitiv, bazohet në vullnetin politik të vazhdueshëm të qeverisë shqiptare për të vepruar me vendosmëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në angazhimin për një reformë të plotë gjyqësore .

“Jam i inkurajuar nga përpjekjet për reforma. Gjetjet e raportit tonë paraqesin një argument të fortë për vendimin e Shteteve Anëtare në lidhje me statusin e kandidatit , ” tha Komisioneri për Zgjerim dhe Politikës së Fqinjësisë Evropiane Stefan Fule nga Tirana ku diskutoi Raportin me partnerët shqiptarë në kuadër të Nivelit të Lartë të Dialogut në prioritetet kryesore të Integrimit.

Sipas raportit, mbi Progresin e Shqipërisë në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe në Reformën Gjyqësore Shqipëria ka vazhduar zbatimin e reformave anti-korrupsion dhe në sistemin gjyqësor, ndërsa vërehet një tendencë e vazhdueshme e hetimeve dhe ndjekjet penale , duke përfshirë krimin e organizuar. Gjatë periudhës së raportimit , qeveria shqiptare ka treguar veprim konkret dhe vazhdoi vullnetin politik në fushën e reformës lidhur me BE, duke mbuluar një gamë të gjerë çështjesh . “Në nëntor, qeveria dhe opozita bashkuan forcat për të miratuar një rezolutë mbi integrimin në BE. Që atëherë të dyja palët kanë vazhduar të mbështetjen për integrimin në BE të vendit edhe pse më vonë konsensusi është prishur duke reflektuar një klimë konfrontuese mes qeverisë dhe opozitës , ndërsa kjo e fundit është tërhequr nga votimet në disa komisione të rëndësishme parlamentare”, vlerëson raporti.

….

KONKLUZIONET E RAPORTIT TE KE PER SHQIPERINE
Shqipëria ka vijuar konsolidimin e saj lidhur me reformat e rekomanduara nga BE për statusin e vendit kandidat. Ka vijuar vullneti politik për të vepruar në mënyrë decizive në luftën ndaj korrupsionit dhe reforma administrative dëshmon për një gjithëpërfshirje të institucioneve. Gjithashtu edhe reforma të rëndësishme legjislative janë implementuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe hetimet kanë dhënë rezultate pozitive në luftën ndaj trafikut të drogës dhe fusha të tjera të krimit të organizuar. Shqipëria ka dëshmuar përkushtim sa i përket reformës gjyqësore në mënyrë të dukshme në bashkëpuinimin me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshëmrinë dhe profesionalizmin e sistemit.

Bazuar në të dhënat e Raportit, Komisioni Evropian konfirmon rekomandimin e tij lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat nga ana e Këshillit të Evropës. Është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë në realizimin e reformave, pasi rezultatet pozitive të saj do të ndikojnë në integrimin evropian. Ky Raport tregon edhe fushat kyçe të sfidave të Shqipërisë për avancimin e mëtejshëm të saj drejt BE-së. Në luftën kundër korrupsionit , për të avancuar mëtej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit në BE, Shqipëria do të duhet të përqëndrohet në zbatimin e legjislacionit sa i përket deklaratave të pasurisë dhe konfliktit i interesit, rritja e hetimeve pro – aktive në rastet e korrupsionit dhe mmarja e masave për të bërë që hetimet të jenë më efikase, vazhdimin e përpjekjeve për të ndërtuar një bazë solide të hetimeve, ndjekjeve penale dhe vendimeve për fundimtare të dënimeve në rastet e korrupsionit.

Në luftën kundër krimit të organizuar , për të avancuar mëtej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit në BE, Shqipëria do të duhet të zhvillojë të dhënat e saj përmes rritjes së bashkëpunimit të agjensive të brendshme, rritjen e efikasitetit të hetimeve proaktive dhe përdorimi sistematik i hetimeve financiare, forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal , duke përfshirë Europol, dhe duke intensifikuar përpjekjet e saj në ndjeklen dhe gjurmimin e të gjitha formave të krimit të organizuar.

Në reformën e sistemit gjyqësor, për të avancuar mëtej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit në BE , Shqipëria do të duhet të ndjekë në mënyrë rigoroze reformën gjyqësore nëpërmjet angazhimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias, miratimi i dispozitave të rëndësishme shtesë për të forcuar sidomos pavarësinë dhe përgjegjshmërinë, në përputhje me udhërrëfyesin për reformën e në sistemin e drejtësisë – si dhe zbatimin adekuat të masave të miratuara.

Për më tepër, është e rëndësishme që procesi i reformës të jetë i shoqëruar me një rigjetje dhe konsolidim të dialogut politik mes qeverisë dhe opozitës. Kompromisi me bazë punën konstruktive në parlament është thelbësor për qëndrueshmërinë e reformave, dhe themelimi i Këshillit Kombëtar për integrimin në BE, duke bashkuar të gjitha palët e interesuara është i rëndësishëm për konsensusin në të gjithë shoqërinë shqiptare.

…..

1. Mbi Progresin e Shqipërisë në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe në Reformës Gjyqësore
Shqipëria ka vazhduar zbatimin e reformave anti-korrupsion dhe në sistemin gjyqësor, ndërsa vërehet një tendencë e vazhdueshme e hetimeve dhe ndjekjet penale , duke përfshirë krimin e organizuar. Raporti për Shqipërinë tregon një progres inkurajues të bërë deri më tani, Komisioni pret vendimin në lidhje me dhënien e statusit të kandidatit për Shqipërinë në qershor nga Këshillin Evropian.

“Në përputhje me kërkesën e Këshillit ky raport fokusohet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reformën e gjyqësorit dhe nxjerr në pah disa zhvillime të tjera të rëndësishme në fushat , të cilat janë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE . Ajo mbulon kornizën kohore që nga publikimi i Raportit Progresit të fundit, dhe është i bazuar në informacionet e mbledhura dhe të analizuara nga Komisioni , duke përfshirë të dhëna të siguruar nga vendi (ose Qeveria) , prezenca dhe kontakte të rregullta me Shtetet Anëtare dhe organizatat ndërkombëtare . Gjatë periudhës së raportimit , qeveria shqiptare ka treguar veprim konkret dhe vazhdoi vullnetin politik në fushën e reformës lidhur me BE , duke mbuluar një gamë të gjerë çështjesh . Në nëntor, qeveria dhe opozita bashkuan forcat për të miratuar një rezolutë mbi integrimin në BE . Që atëherë të dyja palët kanë vazhduar të mbështetjen për integrimin në BE të vendit edhe pse më vonë konsensusi është prishur duke reflektuar një klimë konfrontuese mes qeverisë dhe opozitës , ndërsa kjo e fundit është tërhequr nga votimet në disa komisione të rëndësishme parlamentare”, vlerëson raporti

2 . Zhvillimet e fundit
Ligji për Shërbimin Civil që u miratua në 26 Shkurt të vitit 2014 dhe hyri në fuqi në 1 Prill. Ky ishte një hap i madh me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe meritokracisë, evidentimin dhe luftën ndaj korrupsionit në radhët e administratës.

Nga muaji tetor e më pasi pati shkarkime nga largime administrata duke sjellë shkaktuar dhe tensione politike. Përballë kësaj situate, qeveria ngriu çdo rekrutim të ri në punë në administratë deri në muajin Korrik deri në realizimin e transparencës së plotë të ligjit për Shërbimin Civil. Ndërkohë respektimi i plotë i legjislacionit dhe të vendimeve të gjykatave mbetet celësi. Parlamenti ka marrë masa për të forcuar rolin e tij ndaj institucioneve të pavarura. Është thelbësore që legjislacioni të implementohet dhe profesionalizmi në këto institucione të zgjerohet. Është thelbësore që procedura e zgjedhjes së krerëve të institucioneve me shumicë të thjeshtë në parlament mbetet një cështje shqetësuese, sepse rrezikon pavarësinë e këtyre institucioneve. Ndryshe nga cështja e legjislacionit të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, projektligji i ri do të përfitojë nga rishikimi i ekspertëve ndërkombëtar. Qeveria vazhdon të punojë për reforma ekonomike për të rritur aftësinë konkurruese . Një Këshill Kombëtar Ekonomik që kryesohet nga Kryeministri me pjesëmarrjen e komunitetit të biznesit u krijuar për të siguruar udhëzime dhe koherencë në reformat ekonomike. Stabiliteti makroekonomik vazhdon të rritet nga një politikë e shëndoshë monetare dhe qëndrime të inflacionit në nivele të ulëta. Konsolidimi fiskal do të lehtësohet dhe nga marrëveshje e kredisë të lidhur me Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kjo marrëveshje do të ulë nivelin e borxhit të madh brenda 3 vjetësh dhe do të mundësojë reforma në taksa, pensione dhe sistemin energjetik. Tashmë reformat kanë nisur dhe po mblidhen të ardhura nga tatimet dhe doganat.

3. Politikat dhe masat anti-korrupsion
Që nga tetori, Autoritetet shqiptare kanë më forcuar mëtej kornizën ligjore dhe institucionale kundër korrupsionit. Në nëntor, Koordinatori Kombëtar për Anti-korrupsion (NCAC) u emërua si personi i cili koordinon aktivitetet e organeve shtetërore dhe të institucioneve pavarur, si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Për të lehtësuar këtë proces, është krijuar një rrjet të anti- korrupsioni me të pika kontakti në të gjitha ministritë dhe institucionet e pavarura. Pikat e kontaktit dërgojnë një raport tek NCAC, duke i dhënë udhëzime për zyrtarët relavant dhe monitorimin e zbatimit të strategjisë anti-korrupsion në institucionet dhe ministritë përkatëse. Në prill, NCAC ka përfunduar Strategjinë Kombëtare Anti-Korrupsion, e cila është konsultuar gjerësisht me shoqërinë civile dhe sektorin privat, e cila mbetet për t’u miratuar. Ajo duhet të ndiqet nga plane të veprimit. Nëpërmjet ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale (KPP) të miratuara në mars, kompetencat për veprat penale për korrupsion nga ana e zyrtarëve të nivelit të lartë janë transferuar me përjashtim të veprave penale të shpërdorimit të detyrës nga zyra e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda. Korrupsioni aktiv dhe pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve të drejtësisë, dhe përfaqësuesit e zgjedhur në nivel lokal tani janë në juridiksion të Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke sjellë në qendër të vëmendjes korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Një përkufizim i “të nivelit të lartë zyrtarëve ‘dhe zyrtarëve të zgjedhur në nivel lokal mbetet të përfshihet në legjislacion.
Në mars sekuestrimi ose konfiskimi i aseteve të paligjshme që rrjedhin nga vepra penale e korrupsionit është bërë i mundur ligjërisht. Një ligj i ri për qasje në informata është hartuar në maj, duke futur sanksionet administrative, si dhe procedurat për shqyrtimin e ankesave në Komisionin për të Drejtat e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Ligjet për deklarimin e pasurisë dhe konfliktit të interesit, të cilat janë amenduar në prill 2014 janë aktualisht në një procedurë formale adoptimi. Ligji i rishikuar mbi konfliktin e interesave shtrihet në ndalimin për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale me organet publike për të mbuluar gjyqtarët dhe prokurorët e shkallës së parë dhe apelit. Për më tepër, dhënia e informacionit të rremë është bërë vepër penale, e cila tregon angazhimin për adresimin e konfliktit të interesit. Ligji për deklarimin e pasurisë tani kërkon që zyrtarët publikë të depozitojnë asetet që klaojnë vlerën e 1,5 milionë lekëve (rreth 10,700 euro) në bankë.

Në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, një Memorandum Mirëkuptimi është nënshkruar mes Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror në dhjetor duke synuar krijimin e një platforme të përbashkët për përmirësimin e hetimeve proaktive. Në përgjithësi, bashkëpunimi ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit duhet të përmirësohet, duke përfshirë një sistem të sigurtë të shkëmbimit të informacionit me qëllim rritjen e efikasitetit të hetimeve. Në prill, numri i prokurorëve antikorrupsion në zyrat e Prokurorit rajonal u rrit nga 22 në 33.

Lidhur numrin e rasteve të korrupsionit referuar në Prokurori nga Policia e Shtetit është rritur me 16% në periudhën nga tetori 2013 deri në mars 2014 , krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit të parë. Dënimet në Gjykatat e Qarkut kanë rënë për 8 % në njëjtën periudhë , ndërsa dënimet nga Gjykatat e Apelit janë rritur me 81% . Pesë hetime korrupsioni brenda sistemit gjyqësor janë në proces , dhe një dënim është dhënë nga gjyqësori në nivelin e Apelit. Në lidhje me zyrtarët e zgjedhur në nivel lokal , pesë raste nga 25 të pandehur janë në pritje para gjykatës dhe dy raste janë në hetim për shpërdorim detyre dhe pohimeve të tjera të ngjashme . Në përgjithësi, numri i hetimeve dhe dënimeve mbetet i ulët, sidomos në lidhje me rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Një numër i madh i hetimeve për veprat penale të korrupsionit nuk rezulton në dënime finale, duke theksuar nevojën për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e gjyqësorit , dhe nevoja për të forcuar kapacitetin e policisë dhe prokurorisë. Për të adresuar mangësitë në efikasitetin e hetimeve dhe bashkëpunimit të agjensive të brendshme, takime mujore kryesuar nga Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë janë ngritur në maj.

Mbeten një numër pengesash, të tilla si dispozitat që lidhen me përgjimet dhe mbikqyrjen, afatet kohore për hetime, pranueshmëria e provave para një gjykatë dhe, në përgjithësi, hetimet vazhdojnë të kenë një natyrë reaktive. Kapacitetet hetuese e të agjensive për zbatimin e ligjit duhet të shtohen, duke përfshirë gjurmimin dhe hetimin e krimit financiar. Korniza aktuale ligjore duhet të përfshijnë dispozita ligjore që lejojnë Policinë e Shtetit të marrë informacione për qëllime hetimore nga institucionet publike dhe organet private që ofrojnë shërbime publike, duke lejuar sanksione pengesë në raste të mos-pajtueshmërisë. Shqipëria është e inkurajuar gjithashtu për të përfshirë ligjin ndaj pasurimit të paligjshëm, si një sinjal pozitiv. Përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme në lidhje me mekanizmat ndëshkimore në rast të mos-respektimit të Memorandumeve ndërinstitucionale të Mirëkuptimit (MM) .

Inspektorati i Lartë për Deklarimin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) bëri hapa për të përmirësuar performancën e saj në tremujorin e parë të vitit 2014. Në mesin e rasteve të fshehjes së pasurisë janë raportuar në Prokurori rastet e tre gjyqtarëve, një prokuror, një ambasador, dhe dy inspektorë. Në përgjithësi, që të dyja, ILDKPKI dhe organet e brendshme të inspektimit duhet të kryejnë detyrën e tyre në një mënyrë më aktive, duke u përqëndruar në pasuritë e pashpjegueshme nëpërmjet vlerësimit më të mirë të të dhënave me deklaratat e vëna në dispozicion të pasurive dhe konfliktit të interesit. Marrja e deklaratave të pasurisë në dispozicion për zbatimin e ligjit dhe organet hetimore është thelbësore në këtë drejtim. Publikimi i deklaratave të pasurisë të rekomanduara në udhërrëfyes mbi prioritetet kryesore do të rrisë të llogaridhënien dhe përpjekjet për të zbuluar pasurinë e pashpjegueshme.

Në përgjithësi, ka vazhduar vullneti politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Reformat strukturore që janë futur dëshmojnë për një qasje gjithëpërfshirëse të një game të gjerë të institucioneve. Procesi i konsultimit të gjerë për përmbajtjen e strategjisë kundër korrupsionit tregon se qeveria synon të përfshijë një gamë të gjerë të palëve të interesuara. Puna e agjensive të brendshme ka nisur për të rritur hetimet, analiza sistematike e rrezikut dhe kapërcimit të pengesave në funksion të përmirësimit të efikasitetit të hetimeve. Për të avancuar më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit në BE , Shqipëria do të duhet të përqëndrohet në zbatimin e legjislacionit në lidhje me deklarimin e pasurive dhe konfliktit të interesit, rritjen e hetimeve dhe marrjen e masave të mëtejshme për të bërë që hetimet të jenë më efikase, vazhdimin e përpjekjeve për të ndërtuar një  bazë solide të hetimeve, ndjekjeve penale dhe vendimeve përfundimtare të dënimeve në rastet e korrupsionit.

4. Lufta kundër krimit të organizur 
Prej muajit Tetor janë prezantuar disa ndryshime organizative në Policinë e Shtetit dhe legjislacioni kyç është përgatitur për adoptim, duke mbuluar fushat e organizimit të policisë, trajnimit dhe kontrollin e armëve të zjarrit. Një konkurs i hapur për rekrutimin e stafit të ri për Policinë e Shtetit ka nisur në Mars. Pavarësisht nga situata e vështirë buxhetore, fondet e ndara për pagat e policisë janë rritur me 10%, në vitin 2014. 39 oficerë të policisë janë shkarkuar që prej muajit Shtator për arsye disiplinore. Lidhur me financimin e terrorizmit nëpërmjet krimit të organizuar, një njësi e re anti-terrorizmi është ngritur në kuadër të Policisë së Shtetit. Policia ka organizuar operacione të suksesshme, në fushën e luftës kundër narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e parave dhe konfiskimet e eksplozivëve brenda vendit, dhe ka marrë pjesë gjithashtu në operacione të ngjashme jashtë vendit. Nga Tetori 2013 deri në fund të Prillit 2014, 34 persona u ekstraduan në Shqipëri nga shtetet anëtare të BE-së, ndërkohë që autoritetet shqiptare ekstraduan 49 persona në shtetet anëtare të BE. Një Protokoll Operacional është nënshkruar mes Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë. Një marrëveshje bashkëpunimi me Europol-in, e nënshkruar Dhjetorin e kaluar, është ratifikuar nga Shqipëria më 20 Mars. Shkëmbimi i informacionit është lehtësuar nga një oficer ndërlidhës shqiptar në Europol. Shqipëria ka marrë pjesë në një operacion policor ndërkombëtar, të mbështetur nga Europol-i, për zbulimin e makinave të vjedhura dhe të trafikuara. Si rezultat 24 persona janë ndjekur penalisht. Autoritetet duhet të përdorin në mënyrë më aktive të gjitha mjetet e disponueshme të bashkëpunimit ndërkombëtar. Kapacitetet për të përdorur teknika të posaçme hetimore duhet të forcohen në lidhje me kuadrin ligjor dhe procedural. Sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik e ka rigjallëruar këtë mekanizëm kombëtar referimi, me intensifikimin e veprimtarive në fushën e parandalimit dhe ngritjen e vetëdijes, dhe është duke finalizuar strategjinë e re kombëtare dhe planin e veprimit për periudhën 2014-2016.

Një linjë telefonike e veçantë për viktimat e trafikimit u bë aktive në Mars dhe, që nga Nëntori 2013, ata mund të marrin ndihmë juridike me një reduktim prej 30% për shërbimet e avokatit. Ndryshimet e fundit të Kodit Penal ndaj trafikimit të qenieve njerëzore duhet të aplikohen me vëmendje të veçantë. Numri i dënimeve për trafikimin e qenieve njerëzore mbetet i ulët. Kapacitetet për të identifikuar viktimat e trafikimit duhet të forcohen. Sa i përket luftës kundër pastrimit të parave, në periudhën nga tetori 2013 deri në mes të prillit 2014, krahasuar me periudhën ekuivalente të vitit të kaluar, ka pasur një rritje të lehtë të veprave të pastrimit të parave të referuara nga policia në prokurori me pothuajse të njëjtin numër të autorëve të krimit. Megjithatë, numri i dënimeve për pastrim parash mbetet i ulët. Për sa i përket krimit ekonomik, një operacion i madh i policisë u zhvillua nga tetori deri në dhjetor 2013, kundër lojërave të paligjshme të fatit. Sa i përket luftës kundër drogës, Plani Kombëtar kundër kultivimit të drogës është duke u zbatuar. Nga tetori 2013 deri në fund të marsit 2014 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, konfiskimet e drogës kanë vazhduar. Konfiskimi i marijuanës (18.8 t vs 13.6 t) dhe kokainës (14.5 kg vs 1.7 kg) janë rritur, ndërsa konfiskimet e heroinës kanë rënë (25.6 kg vs 44,8 kg). Ekziston nevoja për të intensifikuar luftën kundër trafikut ndërkombëtare të drogës nëpërmjet bashkëpunimit të mëtejshëm ndërkombëtar, dhe përdorimit të masave të posaçme hetimore, bazuar në vlerësimin e kërcënimeve dhe hetimeve financiare paralele. Masat konkrete për të çrrënjosur plantacionet narkotike duhet të intensifikohen.

 5. Reforma e Sistemit Gjyqësor
Për të rritur efektivitetin e sistemit gjyqësor , u shpallën masat e reformës gjyqësore në Janar. Shqipëria ka kërkuar bashkëpunimin e Komisionit të Venecias dhe një plan për pesë prioritetet kryesore , duke përfshirë reformimin e sistemit gjyqësor. Procesi i hartimit të strategjisë për periudhën 2014-2020 është iniciuar . Në Shkurt, një grup këshillues për reformën e sistemit gjyqësor është themeluar brenda Ministrisë së Drejtësisë . Në mars, Shqipëria i kërkoi Komisionit të Venecias për të vlerësuar ndryshimet në Kodet e Procedurës Civile dhe Penale . Një grup i amendamenteve fuqizon gjyqtarë për të vendosur gjoba për avokatët që mungojnë në mënyrë të përsëritur në seancat gjyqësore civile dhe penale , ndërsa kufizon llojet e ankesave që mund të jenë ngritur në Gjykatën e Lartë. Këto ndryshime synojnë reduktimin e ngarkesës së punës së gjykatave për të rritur efikasitetin e tyre. Ajo që është menduar është se asistenca e Komisionit të Venecias do të shtrihet gradualisht në një gamë të gjerë temash. Në përputhje me dispozitat e ndryshuara të Kodit të Procedurës Civile , të shumtën e rasteve civile në Gjykata e Lartë janë duke u shqyrtuar nga një panel prej tre gjyqtarësh. Masa të mëtejshme janë të nevojshme për të bërë funksionimin e Gjykatës së Lartë më të efektshme. Një tjetër pikë është riorganizimi i vazhdueshëm i brendshëm i Gjykatës, si dhe plotësimit i 3 vendeve të lira të mbetura në Gjykatë. Publikimi i fundit, për herë të parë, nga një listë i plotë të gjyqtarëve me një tregues i rangut të tyre është një hap në drejtim të rritjes së transparencës së sistemit për emërimin, promovimin dhe transferimin e gjyqtarëve. Masa shtesë janë të nevojshme për të siguruar që procedurat në kuadër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për emërimin, avancimin dhe transferimin e gjyqtarëve janë të bazuara ekskluzivisht në meritat aplikantëve dhe kriteret e tjera objektive.Vendimet gjyqësore duhet të jenë në dispozicion për të gjithë praktikuesit dhe publikun e gjerë. Vendimet duhet të publikohet në një bazë të dhënash të kërkueshme, me arsyetimin përkatës dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe në përputhje me rekomandimet e Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave. Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale në lidhje me veprat penale të korrupsionit nga zyrtarë të lartë ku janë prezantuar procedurat për heqjen e imunitetit të tyre.

Informacioni për gjashtë raste të korrupsionit të dyshuar brenda gjyqësorit është dërguar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë tek Prokuroria e Përgjithshme. Që nga tetori 2013, Ministri i Drejtësisë ka nisur procedurat disiplinore kundër 19 Gjyqtarëve, të cilat i janë transmetuar dhe Këshillit etë Lartë të Drejtësisë për shqyrtim . Deri më sot, Këshilli i Lartë i Drejtësisë është marrë me pesë prej këtyre rasteve, duke hedhur poshtë një gjyqtar , transferimin e një gjyqtari në një gjykatë të një niveli më të ulët për dy vjet, dhe lëshimin e një paralajmërim për shkarkimi kundër 3 gjyqtarëve. Në një rast të veçantë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar në Dhjetor 2013 një gjykatës në ushtrimin e detyrave të tij në pritje të një vendimi përfundimtar.

Në përgjithësi, Shqipëria ka demonstruar angazhimin e saj për reformën në drejtësi, sidomos nga bashkëveprimi me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit. Janë bërë disa përpjekje për të zvogëluar ngarkesën e gjykatave dhe ngarkesën e punës në përgjithësi, dhe rritjen e transparences brenda gjyqësorit. Janë marrë masa për të siguruar transparencën e gjykatësve dhe prokurorëve përmes miratimit të procedurave për heqjen e imunitetit të tyre. Janë miratuar një numër i sanksioneve në vijim për procedurat disiplinore. Për të avancuar më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit në BE, Shqipëria do të duhet të vazhdojë të ndjekë reformën gjyqësore, nëpërmjet angazhimit të vazhdueshëm me Komisioni i Venecias, miratimi i dispozitave të rëndësishme shtesë për të forcuar dukshëm pavarësi dhe përgjegjshmërinë e këtij sistemi – në përputhje me udhërrëfyesit për reformën e drejtësisë si dhe për zbatimin adekuat të masave të miratuara.

RAPORTI
Ndonëse edhe Tetorin e kaluar Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, vendet anëtare në Dhjetor kërkuan më shumë kohë dhe e shtynë vendimmarrjen e tyre për muajin qershor të këtij viti. Në atë kohë Këshilli Europian u shpreh se “do të vlerësojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar”.

Komisioni europian e ka hartuar tanimë raportin e ri i cili, i cili është i fokusuar në përparimin e vendit në luftën kundër ka bërë në këto korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor. Në dokument njihen hapat përpara që Shqipëria tre fusha, të cilat vlerësohen si të atilla që komisioni, pritet të rikonfirmojë rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Raporti rendit masat dhe reformat e ndërmarra deri tani, duke nënvizuar se ka vënë re një vullnet politik për të ecur me vendosmëri përpara në plotësimin e angazhimeve që vendi ka marrë. Ndërsa jep vlerësime pozitive, raporti thekson edhe atë se cfarë vendi duhet të bëjë ende për të ecur më tej në rrugën e integrimit europian. Raporti i Komisionit do t’i nënshtrohet gjykimit të vendeve anëtare të cilat do të duhet të shprehen në mbledhjen e 27 Qershorit.

HAPAT
Pas Fyles, krerët e shtetit shqiptar kanë parashikuar një axhendë pune për të kërkuar mbështetjen e të gjithë vendeve në mënyrë që të merret statusi i vendit kandidat apo dhe hapja e negociatave për integrimin. Vendim ky që është parashikuar të jepet më 23 qershor. Ky vendim duhet të merret unanimisht nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së.

Por duket se këtë herë prova e Shqipërisë do të ketë të bëjë me ndryshimet në gjeopolitikën, për shkak dhe të ndryshimit të partive fituese në vendet e BE-së. Nga ana tjetër duket se grevat e urisë nuk janë parë si problem nga Komisioni Evropian në raportin që do të paraqesë. Por vendimi përfundimtar do të mbetet në vlerësimin e ministrave, për të dhënë një votë pro apo për ta kundërshtuar sërish Shqipërinë.

Qershor/ Kryeministri rama i shoqëruar nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, pritet që në datën 15 Qershor të niset drejt Parisit ku pritet të zhvillohet një takim me presidentin francez Hollande. Ministrja Gjosha do të udhëtojë në 10 Qershor drejt Londrës për të bërë tentativën e fundit në emër të qeverisë shqiptare per te zhdukur skepticizmin anglez.