FOTO/ Protesta e opozitës, tela me gjemba e kordonë policie ‘rrethojnë’ Kuvendin

479
Teksa protestuesit pritet të vendosen sot përpara parlamentit të Shqipërisë për të kundërshtuar vendimin e mazhorancës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkoshëm, forca të shumta policie janë shtuar rreth godinës së Kuvendit.
Raportohet nga vendngjarja se kordoni i policisë i vendosur nga të dyja anët e parlamentit në të dalë të pedonales, përbëhet nga policë meshkuj dhe femra.
Po ashtu edhe gazetarja Marsela Karapanço tha se janë vendosur tela me gjemba për rritjen e sigurisë. Protesta e opozitës së bashkuar nis në orën 09.30 dhe përfundon në orën 13.00.
Për këtë protestë janë nisur me mjetet e tyre private dhe autobusë qytetarë nga Korça, Fieri, Lezha, Dibra etj.
Dibra raportohet të jetë qyteti nga i cili janë nisur më shumë protestues, rreth 1500. Nga Shkodra janë nisur 1000, nga Fieri 800, nga Lezha 1000, Saranda 50, 100 nga Berati.
Sigal