Forumi i Davos mbledh liderat botërorë/I pranishëm edhe Presidenti…

55
Presidenti amerikan, Donald Trump, ai francez, Manuel Macron, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair, dhe liderë të tjerë botërorë do të marrin pjesë në Forumin Botëror më të madh ekonomik që organizohet në Davos të Zvicrës.
Në mesin e tyre, do të jetë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Zyra për Informim e Presidentit ka konfirmuar se Thaçi do të jetë pjesëmarrës në Forumin më të madh ekonomik botëror.
Sipas Zyrës, gjatë qëndrimit atje, Presidenti Thaçi do të zhvillojë shumë takime, për të shtyrë përpara agjendën e njohjes dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse.
Zyra për Informim ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të japin informacione shtesë lidhur me agjendën e plotë të Presidentit Thaçi në Davos.
Në këtë forum do të marrë pjesë, po ashtu, presidenti i Brazilit, Argjentinës, Zvicrës, dhjetëra presidentë nga Afrika dhe shefa të korporatave më të fuqishme botërore.
Ky forum mbledh shumicën e liderëve më të fuqishëm të botës, të cilët përbëjnë përfaqësues të shteteve anëtare të G7 dhe G20.