Partia Socialiste/ Rama vijon me falenderimet. Ermal Dredha dhe Blendi Klosi: Do të jemi non stop në shërbim të gjithë qytetarëve

114
Sigal

Kryetari i Bashkisë Vlorë , Ermal Dredha ka sjellë në vëmendje vizitën e kryeministrit dhe ka shprehUR se me punë do angazhohen për zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve.

Kryeministri Rama ndaloi në Vlorë për të falënderuar të gjithë ata që bënë të mundur rezultatin e fitores. Besimi që vlonjatët na kanë shprehur, na vendos para një përgjegjësie të madhe, për të zgjidhur problemet e përditshmërisë së tyre, për të mbajtur pastër qytetin, për të mbëshetur ekonominë dhe njerëzit e punës. Do të jemi non stop në shërbim të gjithë qytetarëve.

Drejtuesi Politik, Blendi Klosi në një reagim ka falenderuar qytetarët e Vlorës për votimin pro Partisë Socialiste. Ai shkruan: Vota e 14 majit, është detyrim për ne për ta lexuar drejt e kuptuar si duhet në shërbim të qytetarëve dhe këtij qyteti të një energjie të jashtëzakonshme. Faleminderit me kryeministrit Edi Rama për vëmendjen që i ka dhënë dhe i jep Vlorës.