Filluan lojërat PostRama. Veliaj e Xhafa grupohen bashkërisht në PS

481

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ende nuk e ka marrë publikisht konfirmimin, nëse do të jetë kandidat për kryebashkiak i Tiranës për një mandat të ri, edhe pse disa herë ka vetëdeklaruar se do të garojë sërish. Mirëpo, në prapaskenën politike, kanë filluar lojërat e postRama, ku Erion Veliaj po punon që të krijojë një grupim të tij, në mëyrë që të rivalizojë kundërshtarët e mundshëm, për të arritur në krye të PS-së. Një nga të preferuarit dhe mbështetësit e Veliaj në PS është edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në shumë raste ata s’i kanë kursyer elozhet në publik për njëri-tjetrin. Së fundi është Veliaj i cili falënderon nga zemra Xhafën për punën e mirë që po bën në krye të Ministrisë së Brendshme. Kryebashkiaku i Tiranës merr shkas nga një shkrim i ‘Forbes’ që e klasifikon Tiranës si një nga tre kryeqytetet më të sigurta në Evropë. Edhe pse për hir të së vërtetës kjo ha shumë diskutim, aq më tepër nëse i referohesh vrasjes së fundit në zemër të Bllokut apo edhe shumë ngjarjeve të tjera kriminale që kanë ndodhur në kryeqytetin shqiptar dhe nuk janë zbardhur nga Policia e Shtetit.