Fatmir Xhafaj rëndon vetveten me mosdorëheqjen nga posti i ministrit

792
Sigal

Petraq Barjami

Ish-kryeministri Berisha zbulon perandorinë e pasurive të familjes Xhafaj

Fatmir Xhafaj duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, që në momentin e parë, që u publikua fakti që vëllai i tij, është i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat e Italisë dhe ende Policia e Shtetit të Shqipërisë nuk ka marrë asnjë masë që ta ekstradojë në Itali, për të vuajtur dënimin. Fatmir Xhafaj, si ministër i Brendshëm mban përgjegjësi morale, se organi që ai ka në varësi politike, Policia e Shtetit nuk ka vepruar ndaj vëllait të tij, që ta ekstradonte, sikundër vepron ndaj çdo qytetari tjetër shqiptar, në raste të tilla analoge.

Morali është mbi çdo provë materiale të veprës penale

Fatmir Xhafaj, si deputet, si politikan, si ish-ministër i Drejtësisë, si hartuesi kryesor i Reformës në Drejtësi, si ministër tani ka një staturë të qartë, të profilizuar, të respektuar nga shumica, madje, edhe nga kundërshtarët e vet politikë, për personalitetin, për intelektualizmin. Më shumë se cilido tjetër, Fatmir Xhafaj, është i ndërgjegjshëm edhe për rëndësinë e moralit në politikë, për më tepër, të një politikani me personalitet, në demokraci. Ministri i Emigracionit të Britanisë, para disa muajsh, dha dorëheqjen në Parlamenti, nga që u vonua vetëm 5 minuta, nga fillimi i diskutimit të një projektligji, që ai e kishte hartuar. Presidenti i Gjermanisë dha dorëheqjen pse banka i kishte bërë një favorizim në një hua që kishte marrë. Në politikë, MORALI është mbi çdo normë ligjore. Fatmir Xhafaj e ka të vështirë, si ligjbërës, si ministri i Brendshëm, të shpjegojë e të shpjegohet pse Policia e Shtetit, që ai udhëheq, nuk ekstradoi vëllain e tij, derisa Gjykatat në Itali nuk e kanë parashkruar dënimin. Kaq mjafton, që Fatmir Xhafaj, të japë dorëheqjen nga ai post i ministrit të Brendshëm. 

“Mbrojtja” politike që e diskrediton edhe më shumë figurën morale e politike të ministrit Xhafaj

Në demokraci DORËHEQJA është INSTITUCION DEMOKRATIK, dhe mund të shërbejë edhe si DËSHMI E PAFAJËSISË PENALE, e pastërtisë morale, e integritetit të personalitetit të dorëhequrit. Dorëheqja e ministrit Xhafaj nga posti i ministrit, së pari nuk do të thoshte kurrsesi fajësi, apo përgjegjësi politike, por do të bindte këdo, që, së pari, Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi penale, politike, për çfarëdo faj që ka vëllai, sepse, ai as nuk ndikoi në hetime, nuk favorizoi gjendjen e vëllait, qoftë edhe me të qenit ministër, por as i dha imunitet politik ndaj veprimit të ligjit. Fatmir Xhafaj, për të provuar përpara shqiptarëve, përpara drejtësisë shqiptare, që nuk ka asnjë përgjegjësi morale, politike, ligjore për çfarë ka bërë vëllai i vet, nuk ka asnjë nevojë që të mbrohet politikisht, as nga kryeministri, as nga kolegët deputetë. Përkundrazi. Ky lloj imuniteti, “solidariteti”, që kryeministri dhe deputetët kolegë socialistë i japin ministrin Xhafaj, më shumë e diskreditojnë, sesa e mbrojnë. Fatkeqësisht, për Rilindjen Socialiste ka shumë ndodhi të tilla. Rasti i ish-kryebashkiakut Roshi dhe ish-ministrit Tahiri, duhej të ishin mësime për ministrin Xhafaj. Ndoshta, ministri Xhafaj, duket të kuptojë, që ndokush, në Grupin Parlamentar të PS, apo edhe në qeveri, duke e “mbrojtur” tani, mund të dojë, që ta diskreditojë kaq shumë te opinioni publik, sa të bëjë të pavlerë personalitetin dhe integritetin e tij politik, moral. Së fundi, Fatmir Xhafaj, le të pyesë ndërgjegjen e vet: A do të ishte dorëhequr për çështje morali, si ministër, nëse do të ndodhej në një demokraci tjetër evropiane?  Në të gjitha Komisionet Parlamentare dorëheqja e ministrit Xhafaj bëhet ngërçi politik. Asnjë komision parlamentar tashmë nuk funksionon, nuk bëhen më diskutime të projektligjeve, që janë në rendin e ditës, pasi përplasjet e opozitës, që kërkojnë dorëheqjen e ministrit Xhafaj.

Ndoshta, ministri Xhafaj, duket të kuptojë, që ndokush, në Grupin Parlamentar të PS apo edhe në qeveri, duke e “mbrojtur” tani, mund të dojë, që ta diskreditojë kaq shumë te opinioni publik, sa të bëjë të pavlerë personalitetin dhe integritetin e tij politik, moral. Së fundi, Fatmir Xhafaj, le të pyesë ndërgjegjen e vet: A do të ishte dorëhequr për çështje morali, si ministër, nëse do të ndodhej në një demokraci tjetër evropiane?

Ish-kryeministri Berisha zbardh pasurinë e Agron Xhafaj

Deputeti i PD-së Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Reagimi i Berishës: Perandoria e pasurive të familjes mafioze Xhafaj mbrohet nga narkoshteti! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. Sb “Mirëmbrëma doktor! Si keni kaluar mirë? Doktor jam oficeri i Drejtorisë Policisë Vendore Vlorë. Doktor kam disa pyetje rreth skandalit “Xhafaj”. Pyetja e parë është se Agron Xhafa, nëse gaboi në moshën madhore 25 vjeç, më pas ky person me çfarë u mor, se na del që ka disa aktivitete të mëdha biznesesh private, që nga bar kafe të nivelit të lartë, lojërat e fatit dhe investime në apartamente pallate dhe toka. Përveç këtyre, Geroni ka dhe një kompani të madhe rojesh sigurie. Gjithë këto pasuri dhe para nuk mund të bëheshin, mbasi ai gaboi dhe nuk u mor më me trafik, pra këto janë paratë e drogës, të investuara në fusha të ndryshme. Ai vërtet iku, për të shpëtuar karrigen e ministrit Vëlla, por edhe pronat e tij të krimit, asnjëri nuk po i prek. Ligji anti mafia për ministrin dhe familjen e tij nuk ekziston. Po ashtu, edhe beniamini i Xhafës Drejtori Policisë të Vlorës po mundohet të pastrojë territorin në ndihmë të familjes Xhafaj. Ju përshëndesim Doktor!”.

Zbulohet polici, ja kush është Ermali në audio-përgjimin e Agron Xhafajt

Pasi emri i Ermalit, punonjës policie në Vlorë, u përmend gjatë audio-regjistrimit të publikuar nga PD-ja, zbulohet identiteti i tij. Nga verifikimet e efektivëve të policisë së qarkut Vlorë, Ermal Haxhi, ka qenë i vetmi që ka pasur rol drejtues në periudhën Shtator-Dhjetor 2017, si shef stacioni në Policinë e Dhërmiut.