Fatmir Xhafa: Ja 7 shtyllat e reformës në Drejtësi dhe 5 ndryshimet kushtetuese që do të bëhen

238
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Drejtësisë Fatmir Xhafa, i cili është edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, në një intervistë zbardhi 7 shtyllat e reformës në drejtësi, dhe 5 ndryshimet kushtetuese që do të propozohen. Zoti Xhafa garantoi se kësaj here konsensusi është i garantuar, derisa produktin e reformës do ta çertifikojnë ndërkombëtarët.
-Zoti Xhafa, si do të funksionojë komisioni parlamentar për reformën në drejtësi?
– Komisioni për reformën në Drejtësi do të funksionojë njësoj si komisionet e tjera parlamentare, me të vetmin ndryshim vetëm se janë me një objekt konkret dhe me një kohë të kufizuar, por rregullat janë të njëjta. Kryetari i këtij komisioni i takon maxhorancës, nënkryetari i takon opozitës, sekretari i komisionit është i maxhorancës. Komisioni ka funksionuar. Kjo reformë në drejtësi është një diçka e veçantë dhe kemi adaptuar një qasje të veçantë. Komisioni parlamentar i drejtësisë nuk ka rol substancial në proces. Është më shumë një mundësi, një hapësirë kushtetuese dhe proceduriale parlamentare për t’i dhënë mundësi ekspertëve për të punuar, sepse nuk ka mënyrë tjetër për të bërë amendime kushtetuese, për të hartuar ligje, sepse kështu vepron demokracia parlamentare. Është zgjedhur kjo qasje dhe ka një arësye. Nëse ka një reformë, ku politika duhet të heshtë, është reforma në drejtësi. E para është sepse politika ka shumë mëkate, por të gjithë bashkë. Nëse sot ne flasim për një drejtësi që ka probleme me pavarësinë, ka probleme me llogaridhënien, ka probleme me efiçencën, me transparencën, me korrupsionin, një dukuri thelbësore me mënyrën sesi funksionon sistemi që është në themele të gjithë kësaj problematike, është korrupsioni. Këtë situatë e ka krijuar politika dhe politika në këtë rast ka detyrimin të heshtë dhe të kërkojë falje për këtë gjendje. Përgjegjësia është në vite dhe është e të gjithë klasës politike. Shembulli më i qartë është 2008, ku politika u dashurua marrëzisht për të prodhuar një amendim kushtetues dhe bëri atë që nuk duhej të bënte dhe bëri atë që nuk bëhej, që nuk ka të ngjashme në historinë europiane. E miratoi pa asnjë procëes, dhe brenda 2 javësh, një sërë amendimesh të rëndësishme të Kushtetutës, që prekën thelbin e funksionimit, prishën balancat e raporteve ndërmjet pushteteve prishën balance të rëndësishme në funksionimin e drejtësisë. 
-Kryeminsitri Rama nuk është penduar për këtë përgjegjësi…
– Kjo është shenjë përgjegjshmërie ndaj qytetarëve, ndaj demokracisë, ndaj shtetit të së drejtës. Politika nuk mund ta pastrojë drejtësinë. Drejtësia është ajo që mund ta pastrojë politikën. Në vendet me demokraci të qëndrueshme është një gjë që nuk e diskutojnë. Është gjyqësori. Një gjyqësor i fortë, i pavarur, profesional mund dhe ka përgjegjësinë që t’i ëprcaktojë vendin dhe kufijtë politikës dhe të shërbejë si garant për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njerëzve. Tani e thënë shqip, ka vajtur atje ku nuk mban më. O sot, o kurrë dhe janë të gjitha mundësitë të bëhet sot reforma në drejtësi. 
– Do të jetë kjo një luftë konkrete kundër njerëzve që e përbëjnë sistemin e gjyqësorit?
– Kjo nuk është një betejë me njerëzit. Kjo është një betejë mme fenomenin, me problematikën që ka ky sistem. Dhe duhet ta pranojmë. Sistemi, përveçse ka në rradhët e tij njerëz shumë të paaftë, sa na është thënë në raportet e ndërkombëtarëve, që të mësojmë gjyqtarët si të shkruajnë. Edhe kjo do mjaftonte për të thënë “turp” për ne, pa vajtur pastaj te korrupsioni, e cila është një mnëyrë të jetuari në gjykatë. Këtu quhet gjyqtar i mirë ai që e pranon rryshfetin. Gjyqtarë i korruptuar është ai që vë taksë ndaj gjyqit, taksë ndaj palëve, ai që përcakton çmimin e drjtësisë. Nuk është e gjithë trupa e gjyqësorit e tillë. Besoj që ka 3 kategori gjyqtarësh. Ka gjyqtarë të ndershëm, që përgjithësisht jetojnë me rrogën e tyre. Për fat të keq, këta janë pakica dhe janë djem dhe vajza të shkolluar, që kanë dalë nga shkolla e magjistraturës, që kanë një formim të avancuar. Ka gjyqtarë që janë gjendur në këtë pjesë të mnëyrës të menduari e funksionuari, janë bërë pjesë e së keqes dhe nuk kanë forca, ose e kanë pranuar këtë. Ka edhe një pjesë pastaj, e kjo është pjesa më e keqe, që këtë e kanë kthyer në ndërmarrje fitimprurëse dhe kjo është ndërmarrja më fitimprurëse në historinë e biznesit. Dhe kjo pjesë e gjyqtarëve nuk kanë për të vënë as para dhe as mend. Këta janë taksidarët e së drejtës. Dhe kjo kategori nuk duhet të rrijë më në sistem. 
– Si do t’i indentifikoni?
– Ata që nuk dinë të shkruajnë, që nuk dinë të bëjnë ligj, dhe që janë të korruptuar, nuk duhet të jenë më në gjyqësor. Ky nuk është një proces që ndërtohet për emrat. Ky është një process që ndërtohet institucioni, sepse këtu ka probleme si funksionon institucioni, mënyrën sesi funksionon KLD më mënyrën sesi funksionon dhe pozicionohet Gjykata e Lartë, me mënyrën sesi funksionon prokuroria, e cila është sot e dorrëzuar përpara korrupsionit dhe përpara krimit të organizuar. Sot flitet për prokurorë që nuk kanë kurajon ta çojnë çështjen në gjyq, përveçse një pjesë e tyre janë të korruptuar, dhe janë pjesë e lidhjeve të dyshimta kriminale. Natyrisht nuk janë të gjithë kështu, ka edhe prokurorë shumë të ndershëm, por që i mund mënyra sesi funksionon sistemi, klima që është në system dhe mekanizmat që nuk i lejojnë të marrin frymë. Këtu përgjegjësi kanë KLD dhe të gjitha institucionet që merren me adminsitrimin e drejtësisë, qoftë në gjyqësor, qoftë në prokurori. Ky do të jetë një proces që do ta shikojë sistemin, qoftë nga pikëpamja e nevojës për ndryshime kushtetuese , edhe nga pikëpamja e nevojës të ndryshimeve ligjore. Ky është një rpoces transparent, sepse është një proces që është bërë publik, kemi organizuar vetëm në Tiranë 7 tryeza për 7 shtylla kryesore të reformës. 
– Me pjesëtarët e bandës të gjyqësorit, që thotë kryeministri, a jeni konsultuar?
– Nuk jam unë që të ndaj kush është i korruptuar ose jo. Këtë duhet ta ndajnë vetë ata, këtë duhet ta ndajë procesi dhe unë besoj që do ta ndajë ky proces. Kemi sot një faqe online qe jepet gjithçka çfarë bën komision i posaçëm parlamentar dhe grupi i ekspertëve. Ky është një proces gjithëpërfshirës, sepse janë përfshirë të gjithë institucionet e drejtësisë, të cilët janë pjesë të grupit të ekspertëve. Telbi i kësaj reforme është se në qëndër të tij janë një grup ekspertësh, 25 ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Ekspertë vendas janë gjyqtarë e prokurorë, por edhe ish-ët, njerëz që kanë një përvojë, por edhe një emër të konsoliduar në sistemin e drejtësisë. E gjithë puna është organizuar në 7 grupe pune, që janë 7 shtyllat e reformës, që janë: çështjet kushtetuese, gjyqësori, drejtësia penale, arsimi juridik, profesionet në shërbimet e lira, financimi dhe masat antikorrupsion. Të shtatë grupet drejtohen nga një ekspert shqiptar dhe ndërkombëtar, që garanton profesionalizmin dhe transparencën. 
– Si do ndërhyhet në Kushtetutë dhe deri në çfarë pike?
– Unë jam dakort që duhen të bëhen ndryshime të thella kushtetuese. A mundt që politika ta marrë përsipër që të bëjë operacionin në drejtrësi, kur ajo është vetë shkaktarja? Absolutisht, jo. Ajo që mund të bëjmë ne, politikanët, është t’u japim rrugë ekspertëve. Dhe ekspertët kanë bërë një diagnostikim të sistemit., analizë të sistemit të drejtësisë, në çdo hallkë të tij. Kjo analizë thotë që ky është një system i sëmurë dhe ka evidentuar edhe cilat janë problemet. 
– Cilat janë problemet e 7 shtyllave të drejtësisë?
– Ekspertët kanë përcaktuar nevojën e ndryshimeve kushtetuese që lidhen me rolin, funksionin dhe mënyrën sesi zgjidhet presidenti dhe pesha që ka ai me drejtësinë. Nëse mbetet kjo mënyrë e zgjedhjes së presidentit, ekspertët thonë që presidenti është partiak dhe nuk duhet të mbajë këto kompetenca të forta në drejtësi. Nëse ndryshon korumi dhe ai është një president me 3/5 e votave apo zgjidhet nga populli, atëhere ai duhet të ketë edhe disa kompetenca të tjera në sistemin e drejtësisë. E dyta, ka të bëjë me rolin e Gjykatës së Lartë. Në qasje dhe në konceptin tonë, kjo pjesë e ndryshimeve në Kushtetutë, nuk është çështje numrash e kartonësh në parlament, por çështje fryme bashkëpunimi. Nevojë për të patur një gjë të qëndryeshme, të njohura dhe te respektuara nga palët, ndaj e kemi të domosdoshme edhe praninë e opozitës, që së bashku ta trajtojmë këtë. Disa ndryshime që lidhen me pozicionin e Gjykatës së Lartë. Rekomandimet e Komisionit të Venecias etj, janë për ta kthyer GJ.L në Gjykatë Kasacioni. Sot Gjykata e Lartë është shndërruar në gjykatë Fakti. 
– Çdo të thotë, kjo në thelb?
– Gjykata e Kasacionit do të shikojë ligjshmërinë e gjykimit. Ajo gjykatë do të hyjë pjesë e KLD. 
– Nuk do të ketë më anëtarë që zgjidhen nga parlamenti?
– Besoj që jo. Formula mund të jetë e ndryshme. Por ajo gjykatë e Kasacionit do të jetë pjesë e sistemit që do të jenë pjesë e KLD, e cilia do të ndryshojë, që mund të prodhojë një Gjykatë të Lartë. Një Gjykatë e Lartë e fortë e mban edhe gjyqësorin, sepse ajo kontrollon gjykimin, por GJ.L. ushtron edhe mendim e vlerësim për gjyqtarin për vendimet e saj, përveç që ka edhe efektin unifikues të praktikës. Ndryshimi tjetër kushtetues do të jetë te Prokuroria. Debati i madh sot është ku është sot prokuroria, si duhet të jetë roli i prokurorisë në sistem. Sot prokurori nuk është i lirë që në system, sepse puna është shumë e centralizuar. Cili do të jetë raporti që duhet të ketë prokurori i përgjithshëm me prokurorët? Ka lidhje me statusin e prokurorit. Sot prokurori i përgjithshëm merr vendim për ço gjën ndaj prokurorit, e ul e ngrë në detyrë, merr çdeo vendim ndaj tij, dhe kjo e bën të pambrojtur prokurorin. Është e gjitha në dorën e një njeriu. Ajo që duam të bëjmë ne, është që duam ta ndryshojmë këtë gjë. Nëse do hyjë në ombrellën e Këshillit të Lartë të Magjistraturës, natyrisht, gjithë statusi, emërimet e prokurorrëve do të jetë i lidhur me Këshillin e Magjistraturës. 
-Këshilli i Magjistraturës, do të zëvendësojë KLD?
– Mund të jetë një Këshill me dy dhoma. Një për gjyqtarët e tjetra për prokurorët. Nëse do të qëndrojë kështu, siç është, do të kemi një Këshill të Lartë për Prokurorinë, i ngjashëm me këtë që kemi, por i reformatuar me një mekanizëm krejt tjetër, që ata të mos kthehen në një mekanizëm korporatist. 
– Si do të jetë mekanizmi i kontrollit të KLD?
– Një propozim interesant është krijimi i një inspektoriati të pavarur disiplinor, që do të jetë me njerëz që janë në fund të karrierës së tyre, që nuk mendojnë për karrierën e tyre personale, duke ndarë hetimin dispilinor nga gjykimi disiplinor. Atë që duam të ndryshojmë është ndryshimi i sistemit të vlerësimit. 
– Statusi i gjyqtarit lidhet me këtë?
– Padyshim që po. Gjyqtarët duhet të futen në sistemin e testimit dhe duhet të bëjnë 3 teste. Testin professional, testin e integritetit dhe testin psikologjik. Në botën e qytetëruar, janë normal. Kush do t’i bëjë këto teste, është një problem. Ne kemi modelin e shkollës së Magjistraturës. Kemi vlerësues pedagogë shqiptarë, por edhe ndërkombëtarë. E gjithë kjo bëhet për të mbrojtur gjyqtarin e zotë, gjyqtarin e ndershëm dhe të aftë. Ata që duhet të tremben, janë ata që nuk i kanë këto cilësi. 
– Kush e përcakton pjesën e integritetit të gjyqtarëve?
– Ka standarte për këtë. 
– Po deklarata e pasurisë?
– Në strategjinë që kanë dorrëzuar ekspertët, ka ndryshuar, e ndryshon tërësisht sistemin. E para zgjeron rrethin, e dyta, kthen barrën e provës, e cila është tërësish në ngarkim të gjyqtarit, të prokurorit, e të familjarëve të tij dhe kjo do të kërkojnë ndryshimin tërësisht të sistëmit. Do të kërkojë një ndarje, se cila do të jetë struktura që do ta bëjë. Arsimi juridik do të jetë 5 vjet, i integruar. Futëm provimin e shtetit për të gjithë ata jurist që duan të hyjnë në administratën shtetërore, para se të japin provimin e profesionit. 
– Çfarë garancie do të ketë publiku, që edhe kësaj here, nuk do të kemi një palë “Plepash” të rinj?
– Për herë të parë bëjmë pjesë të reformës në drejtësi, e dhe arsimimin juridik. Gjyqtarët kanë probleme themelore të formimit profesional. 
– Do të prekni edhe pjesën për referendum në Kushtetutë?
– Po sepse kjo është një e drejtë e paushtruar. Duam ta ndryshojmë për ta dhënë këtë si një liri të qytetarëve për t’u shprehur për të drejën e referendumit. Pushteti ynë do të ishte më I kufizuar, nëse referendum do të ishte një hapësirë reale. Shikojmë një të drejtë të munguar të qytetarëve, të cilët duhet të shprehen për çështjet thelbësore të këtij vendi. Dhe t’u jepet mundësia qytetarëve të shprehen jo në mënyrë të kontrolluar. 
– Çfarë do të bëhet në Komisionin Parlamentar të Drejtësisë, nëse nuk gjendet konsensusi politik dhe palët kanë qëndrime diametrikisht të kundërta për reformën?
– Pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, do ta kishim shumë të vështirë të përparonim për këtë reformë deh unë këtë ia dedikoj ambasadorit amerikan, Donald Lu dhe ambasadores së BE, Vllahutin, të cilët e ndjekin në mënyrë të përjavshme ecurinë e procesit të reformës në drejtësi, përmes kontakteve të drejtpërdrejta që kanë, përmes përfaqësuesve që kanë në proces, sepse janë përfshirë drejtpërdrejt, sepse janë pjesë të produktit dhe janë bashkëkryetarë të grupeve të punës. Roli i tyre është përcaktues, qoftë në nivelin politik të mesazhit, qoftë edhe nga pikëpamja e nevojës për konsensus. Më duhet të pranoj që Basha nuk ka në këto 2 vjet një qëndrim negative, frenues ndaj këtij procesi të reformës në drejtësi dhe nuk ka asnjë deklarim të Bashës, përkundër qëllimit që kemi. Opozita ka vënë një kusht, që do ta pranojnë një reformë në drejtësi, nëse kjo certifikohet nga partnerët ndërkombëtarë. Kjo do të thotë, që nëese produkti i reformës në drejtësi certifikohet nga ekspertiza ndërkombëtare, atëhere ajo do ta pranojë. Kjo reformë në drejtësi është një tërmet që paralajmërohet edhe për politikanët. 
– Si do ta ndaloni ju një politikan që të mos marrë telefon një gjyqtar?
– Sot ka një boshllëk në Kodin Penal. Ne do ta forcojmë, do ta cilësojmë këtë në vepër kriminale ndërhyrjen e presionin politik ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Një politikan, nëse e merr telefon një gjyqtar, duhet të përgjigjet. Qytetarët duhet të vendosin për këtë reformë në drejtësi. 
– Do ta mbani premtimin e kryeministrit që brenda vjeshtës do ta miratoni këtë reformë?
– Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit nuk janë përfshirë në këtë reformë, përveç kanë dhënë çdo garanci për mbështetje, si edhe me votë. Ne kemi mbaruar analizën dhe trategjinë me ekspertët, planin e veprimit dhe ka bërë një analizë të çështjeve kushtetuese. Ekspertët kanë dhënë zgjidhjet zotëruese që prevalojnë. Dhe kjo do të ketë një fazë konsultimi. Do të ketë një konsultim të Komisionit të Venecias dhe të ekspertizës tjetër ndërkombëtare dhe kjo vjeshtë do ta gjejë këtë reformë në Kuvend për votim. Nëse reforma në drejtësi dështon për shka të ndërhyrjeve politike nga maxhoranca, unë do të jap dorëheqjen si politikan.