Basha: Dora mafioze e Ramës pas vendimeve për Çakon dhe Rroshin

373
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Rama ka ndikuar në dy vendimet e sotme gjyqësore për drejtorin e policisë Haki Çako që u rikthye në detyrë dhe keun e bshkisë së kavajës Elvis Rroshi, për të cilin masa e sigurisë y ndryshua në “arrest shtëpie”. Basha theksoi se pas këtyre vendimeve qëndron Rama, i cili ka kërkuar dhe shantazhuar hapur gjykatat dhe prokurorinë.
“Nëse do të zbatohej ligji për Çakon dhe Rroshin, Rama do futej me brutalitet në familjet e tyre e gjyqtarëve, shkurt, do t’i ekzekutonte publikisht. Denoncoj dorën mafioze që i mori këto vendime. Sot është një ditë kritike kundër krimit të paligjshëm, sepse Rama nuk lejon hetim, pasi është është vetë i përfshirë me kufje kriminale duke përgjuar, opozitën, ambasadorët, biznesmenët, – u shpreh Baasha- Krimi pranohet nga Çako e Tahiri, por hetimi nuk pranohet, sepse Rama është i përfshirë dhe zbardhja e kësaj çështjeje është fundi i tij politik”.
Sipas Bashës, “Rroshi është njeriu i Ramës, modeli i tij për drejtimin e bashkive. Ai u la i lirë të kthehej në shtëpi, sepse Rama do të hakmerrej ndaj gjyqtarëve. Ai do një drejtësi që i bindet, një drejtësi që nuk heton, por mbron krimin e korrupsionin e tij”.
Basha paralajmëroi kryeministrin se do të përballet me popullin dhe opozitën nëse do të kërkojë pushtet të paligjshëm: “ Ai kurrë nuk do ta ketë këtë pushtet të paligjshëm, me përcaktimin e vendimeve prej tij. Rama është duke provokuar thellë qytetarët. Kjo do ta çojë atë me përplasjen e pashmangshme me popullin dhe me opozitën, sepse nuk është i paprekshëm për krimet që bën. Asnjë bandë nuk do ta ndihmojë dot në përplasjen me popullin”, – përfundoi Basha.
Sigal