Endrit Braimllari në protestën e Pogradecit: Edi Rama është ilegjitim , përfaqëson një organizatë hajdutësh

413
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ndodhet i pranishëm në protestën që po zhvillohet nga qytetarë të shumtë  në Pogradec të cilët kanë bllokuar rrugën, kur pritet që kryeministri Rama të zhvillojë një takim në zonën e Pogradecit.

“Edi Rama nuk është i mirëpritur në Pogradec . Pogradeci nuk ka nevojë për hajdutë doganash , por ka nevojë për njerëz të ndershëm që ti shërbejnë . Edi Rama zgjedh hajdutët sepse nëpërmjet tyre rrjep qytetarët. Koha e Edi Ramës ka marrë fund , tani është koha e qytetarëve !’-shprehet Braimllari