Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën punonjësja e bashkisë Delvinë

675
Sigal

Ndërron jetë aksidentalisht punonjësja e Njësisë Administrative Vergo, Delvinë. Valentina Kotolloshi, 42-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, ka qenë duke rregulluar një tub uji në fshatin Vergo, kur ka rrëshkitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Për pasojë 42-vjeçarja ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit e kryesisht në kokë. Ajo ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Sarandës, aty ku aktualisht është duke u bërë ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës.