Emërimet, Arben Çuko në krye të burgjeve, Blerina Doraci tek Hipotekat

82
Largohen dy drejtorët teknikë të emëruar në muajin maj pas marrëveshjes Rama –Basha, në krye të Burgjeve dhe Hipotekave. Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra edhe dy drejtorët e fundit teknikë, të propozuar nga Partia Demokratike, në bazë të marrëveshjes Rama-Basha. Kreu i qeverisë ka larguar Arjan Hoxhën, që mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, dhe Arjan Bylykbashin, Drejtorin e Hipotekave. Ndërkohë, në krye të burgjeve është emëruar deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko, dhe Blerina Doraci ka marrë postin e drejtores së Hipotekave. Me këto lëvizje nuk ka më asnjë drejtor teknik të propozuar nga PD, ndërsa ende nuk dihet çfarë do të ndodhë me ministrat teknikë dhe zv/kryeministren teknike. Sipas deklaratave të Kryeministrit Rama, ata do të qëndronin në detyrë vetëm një muaj.