Edmond Panariti: Denatyrimi i Bujqësisë, është një “bumerang” dhe vetëvrasje për të

629
Sigal

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se hibridet jashtë kontrollit dhe fidanët transgjenike, janë kërcënim serioz për bujqësine tonë. “Kjo është gracka, ku po bien fidanishtet, fermerët dhe prodhuesit, nisur nga kosto e ulët e një prodhimi të tillë”-shkruan Panariti.

Postimi i plotë:

Denatyrimi i Bujqësisë, është një “bumerang” dhe vetvrasje për të! Hibridet jashtë kontrollit dhe fidanët transgjenike, janë kërcënim serioz për bujqësine tonë !! Kjo është gracka, ku po bien fidanishtet, fermerët dhe prodhuesit, nisur nga kosto e ulët e një prodhimi të tillë!! Kjo duhet frenuar sa nuk është vonë!! Ndryshe nga sa perceptohet, kërcënimi më serioz për prodhimet tona bujqesore, vjen nga futja e varieteteve hibride dhe transgjenike, të panjohura më parë…. të pa provuara ndaj kushteve dhe faktoreve tonë. Futja e farës së sherebelës të modifikuar gjenetikisht, hodhi në ere prodhimin e nje viti të tërë, derisa fermerët e kuptuan se tregjet kërkonin vetëm sherebelën autoktone, endemike të maleve tona!! Në rrezik janë domatet, shalqini dhe speci, ku nënshartesat pa kriter dhe farat OMGJ po deformojnë shijen, strukturën dhe vetitë e bimëve… Po vazhduam kështu do të dalim jashtë, tregut sepse arma jonë fituese ka qenë dhe mbetet cilësia dhe jo sasia!! Prandaj shkrirja e Drejtorive të Bujqësisë, Shërbimit të Kontrollit bimor dhe të atij keshillimor është një fatalitet!! Por për këtë, duhen më shumë para dhe mbështetje ndaj prodhimit vendas që ai të jetë konkurues në kosto ndaj prodhimit artificial, transgjenik, pa shije, pa ngjyrë dhe pa erë!!!