Edi Ramës s’i del inati me gjestin e Bushatit, ç’urdhër iu jep sot deputetëve

115
Ditën e sotme Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Edi Rama.
Në mbledhjen që u zhvillua me dyer të mbyllura Rama ka përmendur seancat plenare dhe provokimet e opozitës, teksa ka porositur të tijët që të mos reagojnë.
Rama mësohet t’i ketë kërkuar deputetëve të tij të ruajnë qetesinë.
‘’Nuk duhet ti kundërpërgjigjemi provokimeve të opozitës”, është shprehur Rama.
Sigurisht që precedenti Ditmir Bushati ka qenë i freskët, pasi në seancën e fundit ministri i jashtëm, i ktheu borxhin e miellit opozitës, duke iu hedhur ujë.
Edhe atë ditë Rama i tërhoqi vëmendjen Bushatit që kjo situatë të mos përsëritej, ç’ka solli dhe përjashtimin me 10 ditë të ministrit nga punimet e Kuvendit.