E turpshme! Borschard i OSBE u nxjerr gishtin e mesit protestuesve

643
Sigal

E turpshme për një qytetar dhe diplomat perëndimor, por e vërtetë

Rrjeti social po zien lidhur me një gjest të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, sonte në mbrëmje teksa kalonte pranë  protestuesve tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për shkak të shoqërimeve tek zona e Astirit.

Një pjesë e mirë e komentuesve pretendojnë se kreu i delegacionit të OSBE ka bërë një lëvizje fyese gishtash. Aq më tepër, që ky reagim i diplomatit vjen kur njerëzit po thërrisnin Rama Ik, dhe nuk kishte ndonjë shprehje kundër atij vetë.

Vështirë të besosh se një diplomat i këtij niveli mund të bëjë një akt të tillë. Në vend që t’ju dalë në krah, ashtu siç do të bënte çdo qytetar normal perëndimor, Borschardt në fakt zgjodhi një rrugë tjetër, atë që do ti kishte hije vetëm një rrugaçi.