Irena Beqiraj: Votuesit miopë e politikat për katastrofat natyrore

135
Sigal

Votuesit miopë e politikat e përballimit të katastrofave natyrore

Irena Beqiraj, ish zëvëndësministre e Financave

Çdo ditë nuk mungon në edicionin e lajmeve një kronikë ku Kryeministri promovon Rindërtimin. Vizitat dhe batutat fare pa shije,  sidomos po të mendojmë që njeriu që i ushqen është përdorues brilant i fjalës, fare lehtësisht mund të ngatërohen me degaradimin. Në fakt po të informohemi dhe të mendojmë pak më gjatë, nuk do të gjejmë aty asnjë degradim, por thjesht një strategji  mirë studiuar për arritjen e qëllimit. Sipas studimit  Andreë Healy dhe Neil Malhotra, të cilët i referohen  të dhënave mbi katastrofat natyrore, shpenzimeve buxhetore  dhe fitoreve në zgjedhje, qartazi tregohet se votuesit shpërblejnë partinë në pushtet ose në detyrë më tepër, kur shpenzimet publike shkojnë për riparuar dëmet e katastrofave, sesa në politika dhe investime për rritjen e gatishmërisë për përballimin e tyre. Edhe pse 1 dollarë i shpenzuar për të përmirësuar gatishmërinë, ul dëmet e shkaktuara nga katastorfat me 15 dollarë, “votuesit miopë” preferojnë këtë të fundit.Edhe pse ekonomikisht është paradoksale, biles ofenduese për racionalitetit me të cilin jemi mësur ta veshim veten si votues, faktet janë kokëforta, përballimi i  dëmeve me paratë e buxhetit është më i shtrenjtë  më i thjeshtë  më frytdhënës politikisht sesa politikat parandalimit të e shkaktareve te tyre. Pra sado të pakënaqur, nerva gricur, te bezdisur, të jemi me Kryeministrin edhe të punësuarit e tij në kronikat  e rindertimit, votat e detyrojnë të na vendosë festën siç e kemi kokën.