Drejtor në zyrat e pinjollëve të “Rilindjes” akozon se po e sulmojnë pinjollët e diktaturës

436
Pa koment/Partia e pestë e majtë në familjen “Kola”
Partia më e re e spektrit politik, “Aleanca Popullore Për Drejtësi”, ka reaguar sot ndaj disa lajmeve të botuar në media ku sulmohet kauza e kësaj partia. APD me kryetar z. Bilal Kola, është parti e themeluar disa ditë më parë, në qendër të programit të së cilës janë të drejtat ish-të përndjekurve të shkelura e të mohuara nga ish-komunizmi. Në reagimin e saj, kreu i kësaj partie shprehet: “Përgjatë këtyre ditëve, përpos bojkotit total të Konventës Kombëtare së Aleancës Popullore Për Drejtësi nga mediat vizive kombëtare dhe ajo e shkruar, disa portale me pinjollë të internacionales komuniste, të cilët në rrugën e të parëve të tyre si shërbëtorë besnikë të armiqve shekullorë të kombit Shqiptar, kanë nisur një fushatë baltosjeje dhe dizinformimi të opinionit publik në lidhje me profilin politik të Aleancës Popullore Për Drejtësi me qëllim minimizimin e kauzës së saj! I bëjmë me dije opinionit publik, se çdo shërbëtor i së majtës në diktaturë dhe i pushteteve të majta në tranzicionin shqiptar, i kamufluar në demagogjinë që i karakterizon dhe i përgatitur në “byronë e disinformimit”, shikon te e Djathta reale që përfaqëson Aleanca Popullore Për Drejtësi, një kundërshtar historik dhe të pakompromistë me ta! Aleanca Popullore Për Drejtësi do të vazhdojë luftën e saj, qoftë dhe e vetme, ndaj gjithë faktorit stalinisto-enverist që ka marrë peng shtetin dhe të ardhmen e shqiptarëve”.
Sigal