Engjëll Musai: Narkomanët dhe urdhëruesi i arrestimit të Prof. Dr. Kastriot Islamit!

254
Sigal

Engjëll Musai

Gazeta Telegraf

Turpi, maskarada dhe marrëzia e një njeriu të çekuilibruar mendërisht. Modeli Lukashenko do të marrë goditjen me të paimagjinueshme dhe bashkë me të gjithë veglat qorre që me zellin e tyre godasin lirinë dhe demokracinë shqiptare. Shoqërimi në polici me sirena dhe makina të blinduara i Kastriot Islamit, me preteksin se nuk kishte vënë maskën, tregon ngordhjen që po i vjen këtij sekti. Shumë shpejt nuk do gjejnë vrimë miu ku të futen. Askush nuk ia mbyll dot gojën një intelektuali, profesori dhe figure të shquar, si Kastriot Islami. Me sa duket deklaratat e tij i kanë këputur palcën skizofrenisë rilindase dhe tregojnë agoninë e bashibozukëve, hajdutëve dhe grabitqarëve të pasurisë kombëtare. Ndërkohë që krimi, droga, hashashizimi, vrasjet, aksidentet, diktatura spitalore marrin jetë njerëzish, policia gjendet e angazhuar për të arrestuar një shkencëtar që ka mbrojtur 2 grada shkencore në Francë dhe Gjermani, pikërisht në kohën kur trafikanti i ikonave dhe thonjëpapreri qëndronte poshtë urave të Parisit…. Tek e fundit, nëse nuk ka maskë, vendos gjobën dhe kaq. Të veprohet si në vendet e BE-së. Turp! Turp! Turp!… E nëse Rama nuk është urdhëruesi i vërtetë i shoqërimit për disa orë të Prof. Dr. Kastriot Islamit në dhomat e izolimit, le të mbajë qëndrim për ata që realizuan skenarin e modelit të Gestapos. Sot do të publikohen provat e bisedave mes policisë dhe Prof. Dr. Kastriot Islami nga momenti i shoqërimit, ato në makinën e policisë dhe komisariat. Çka vërtetojnë që jo vetëm që e njihnin Prof. Islamin, por edhe i thërrisnin me ” përkëdheli”.. “O Kaço”…. Politika e gjobave nuk është qëllim në vetvete për një shtet. Këshillimi është kriteri kryesor dhe për ata që e shkelin ligjin, përdor ndëshkimin me gjobë. Nuk po flasim për policinë amerikane që shpërndante maska falas dhe këshillonte. Bindja, ndërgjegjësimi dhe politikat ekonomike janë të parat. Por shoqërimi bëhet kur nuk e identifikon dot personin. Në rastin konkret ndryshon puna. Në makinën e policisë i thoshin : ‘O Kaço, do shkojmë deri në komisariat sa për verifikim?!’ Dhe në dhomat e izolimit të komisariatit e vendosin me 2 persona të tjerë, që te tre pa maska?! Por ligji është një për të gjithë dhe për gjithçka. Përpara maskës duhet të bëjnë testimin e covidit dhe jo si tani, ku 1 test kushton 120 mijë lekë, duke rrjepur popullin fukara, ndërsa vetë ministria e Shëndetësisë bën tender dhe e siguron për 8 euro 1 kit analize. Sot pas 8 muajsh, reagoi Autoriteti i Konkurencës dhe thotë se me testet është krijuar monopol i rrezikshëm. Ja këto janë shqetësime më madhore. Këtu çështja trajtohet politikisht dhe jo në aspektin social…