“Doshi”, Basha: Tritol ndaj shtetit duam mbështetjen e BE në hetim!

538
TIRANE – Pas mbërrritjes së tij nga vizita në Gjermani, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një prononcim për mediat se ka marrë nga eurodeputetët me të cilët është takuar mbështetjen e tyre për kauzën e opozitës, që Kreu i Kuvendit Ilir Meta t’i hapë rrugën hetimeve në lidhje me çështjen “Doshi” duke dhënë dorëheqjen.
Duke e cilësuar këto akuza si tritol ndaj shtetit ligjor, Basha përsëriti qëndrimin e opozitës se nuk mund të ketë hetim të plotë dhe të paanshëm për ngjarjen për aq kohë sa krerët e qeverisë sipas tij ushtrojnë presion mbi Prokurorinë.
Sipas Bashës, Shqipëria nuk mund të mbajë më këtë skandal mbi shpatulla ndërsa bëri të ditur se gjatë vizitës së tij në Gjermani ka kërkuar edhe mbështetjen qoftë edhe morale të institucioneve të Bashkimit Evropian.
“Faktori ndërkombëtar, institucionet evropiane kanë 10 ditë që shprehen qartë. Ka folur PE, kanë folur parlamentarët e Bundestagut. Dje foli edhe Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në PE. Thanë atë që ka thënë opozita, për akuzat më monstruoze që mund të jenë bërë në këto 20 vite dhe që vijnë nga mazhoranca dhe jo opozita. Se duhet të ketë një hetim të plotë dhe profesional. A mund të ketë ku ndaj Prokurorisë mbahet një qëndrim pengues? Prandaj çështja është kthyer si kusht, dorëheqja do ti hapë rrugë të vërtetës. Nuk kemi ngritur ne gishtin për të përcaktuar vrasësin por anëtarë të mazhorancës që seri dje darkonin dhe drekonin. Një hetim i tillë është tërësisht i pamundur nëse personi vazhdon të kryejë dhe ushtrojë pushtet në këtë nivel. Është një hetim i tillë që mund të zbardhë të vërtetën. Ndërkohë që Rama flet me aktet e tij politike të trysninë apo me heshtjen e tij, diskretiton hetimin. Shqipëria nuk mund të mbajë këtë skandal. Nuk mundet Republika e Shqipërisë të ekzistojë në këto kushte. Ky është tritol në themelet e shtetit ligjor. Kemi kërkuar dhe mbështesim përfshirjen e institucioneve evropiane, qoftë edhe me mbështetje morale. Prokuroria nuk mund të hetojë në kushte të tilla presioni prandaj përfshirja e institucioneve të evropiane është edhe si parakusht për një hetim objektiv.” tha Basha
Basha: Prioritet dekriminalizimi, nis që në zgjedhjet e qershorit
Lidhur me procesin e dekriminalizimit, Basha bëri të ditur se nuk mund të pranohet të shkohet në zgjedhjet e ardhshme me kandidatë me të dhëna kriminale që do të cënojnë rendin dhe sigurinë në vend. Sipas tij opozita mbetet e palëkundur që ky proces të shkojë deri në fund, ndërsa të njëjtën gjë kërkoi edhe nga mazhoranca.
“Dekriminalizimi është një proces për të cilin mazhoranca u angazhua të bashkëpunonte me opozitën. Pa ndarjen e krimit nga vendimmarrja politike nuk mund të ecet përpara në asnjë rrafsh. Shikoni çfarë ndodh. Numri i atentateve me eksploziv i papranueshëm. Sepse krimi në krye të shtetit është një sinjal për krimin në tërësi. Prandaj ne nuk mund të pranojmë që në zgjedhjet lokale të garojnë njerëz me të dhëna të tmerrshme kriminale. Prandaj do të përjashtojmë të gjithë pushtetarët me të dhëna kriminale. Ne jemi të angazhuar që këtë proces ta realizojmë me çdo kusht. Uroj që këtë prioritet të BE dhe shqiptarëve qeveria të shprehë vullnetin.” tha Basha
Zgjedhjet lokale, Basha: Ngremë Komisionin e Integritetit, në sitë kandidatët e PD
Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale që do të mbahen në qershor, Basha tha se PD do të ngrejë Komisionin e Integritetit për të vlerësuar të gjithë kandidatët e kësaj force politike për të shkuar kriminale. Po ashtu Basha bëri të ditur se opozita është e hapur për koalicione me të gjitha forcat politike që ndihen në opozitë me këtë mazhorancë.
“Duke nisur nga java e ardhshme do të ngrihet Komisioni i Integritetit që do të kalojë në sitë të gjithë kandidatët për të parandaluar depërtimin e çdo personi me rekorde të tmerrshme kriminale. PD është e hapur për këdo që ndan vlerat tona. të vetmit që nuk mund të strehohen janë njerëzit e lidhur me krimin. Partia Demokratike është e hapur të bëjë aleancë me këdo që e ndjen veten në opozitë me këtë qeveri. Sigurisht nuk mund të pranojmë një aleancë me një parti që është edhe në opozitë edhe në mazhorancë.” tha Basha.
Sigal