Rama: Kreu i Parlamentit nuk dorëhiqet për llogari të krimit të organizuar

505
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i bëri thirrje Kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, Elmar Brok që të mos përdoret për interesat e klaneve kriminale në Shqipëri. I pyetur nga disa media për qëndrimin e LSI-së për deklaratën e Brok, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha:“Brok të mos keqpërdoret për interesat e klaneve kriminale në Shqipëri. Brok të mos bëjë prokurorin, por nëse do të dijë të vërtetën, le të vijë në Shqipëri”, theksoi Rama. Luan Rama tha se kryetari i PD-së harxhohet kot për deklarata të klonuara, ndërsa theksoi se Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, nuk mund të japë dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar. “Basha kot harxhohet për deklarata të klonuara. Ilir Meta s’mund të japë dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar”, tha më tej për mediet, Luan Rama, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sigal