DETAJE/ Zbulohet me kë marshon Lulzim Basha drejt sheshit. Kush do i japë “urdhrat” në protestë

527
Kur na ndajnë edhe dy orë nga protesta e opozitës, gazetarja Klodjana Lala ndodhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Raportohet se detajet më të fundit.
Sipas saj protestuesit do të grumbullohen në tre pika kryesore, Të gjithë protestuesit që vijnë nga Veriu do të grumbullohen në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, nën drejtimin e deputetit Edi Paloka.

Nga ana tjetër grupimi i dytë do të mblidhet tek Liceu Artistik nën kryesimin e deputetëve Arben Imamit dhe Edmond Spaho. Këtu do të grumbullohen protestues nga Elbasani, Korça etj dhe do drejtohen drejt çadrës.

Grupi i tretë do të mblidhet tek Shkolla Teknologjike dhe ish-stadiumi “Dinamo”, ndërsa në krye të protestuesve do të jetë deputeti Arben Ristani

Në secilin grupim do të ketë ish drejtues të policisë së shtetit që do të qenrojën për të dhënë urdhra dhe për të siguruar mbarëvajtjen.

Lala bën me dije se kryedemokrati Lulzim Basha ashtu si asnjëherë tjetër do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja Aurela dhe dy vajzat e tij, për të dhënë mesazhin që protesta do të jetë e qetë dhe paqësore.
Sigal