Dervishaj: Në pranverë nisin punimet për rrugën e Arbërit

63

Gazeta Telegraf/

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës
Sokol Dervishaj, ka pritur në një takim delegacionin e Qeverisë maqedonase,
kryesuar nga ministri për Investimet e huaja Arlind Zeqiri.Dy ministrat
theksuan se duhet bërë më shumë në projektet e infrastrukturës, për të rritur
shkëmbimet tregtare mes vendeve.Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, duke u
ndalur te projektet konkrete nënvizoi angazhimin e Qeverisë shqiptare për të
filluar punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit në pranverën e 2017, duke e
konsideruar një artierie të rëndësishme rrugore, që forcon lidhjen mes
Shqipërisë e Maqedonisë, dhe me korridoret rajonale.Dervishaj tha se procesi i
Berlinit, është shumë i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin për
ndërlidhjen e vendeve të rajonit, çfarë kërkon angazhim të përbashkët.Në takim
u diskutua për ngritjen e një grupi të përbashkët pune në nivel teknik, për të
koordinuar punën për lidhjen hekurudhore mes 2 vendeve..Ndërsa ministri Arlind
Zeqiri, tha se kompani të ndryshme maqedonase kanë interes për të investuar në
bregdetin shqiptar.