Deputeti i PS Gaçi: Lë mandatin nëse kam qoftë 20 euro gjobë

472
Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi ka mbajtur sot një fjalim në Kuvend ku i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë menjëherë verifikimet për të.

Gaçi ka thënë se është futur i ndërshëm në politikë dhe vazhdon të jetë i tillë dhe nëse nëse provohet se ai ka një gjobë qoftë edhe 20 euro, do ta lërë menjëherë mandatin.

“Ndaj Artan Gaçit nuk ka asnjë gjobë jo 200 euro, por as 20 euro nuk ka. Këtu ka diçka, nuk është thjeshtë një lajthitje. Kam hyrë i ndershëm në politikë dhe me shumë biznese ndërkohë që vazhdoj të jem i ndershëm dhe me më pak biznese. Përfshirja ime në atë listë është dashakeqe dhe më së shumti një lojë e shëmtuar politike për të hequr vëmendjen nga reforma në drejtësi.

Unë mandatin e deputetit nuk e dua për lekë, as për ta shfrytëzuar për favore as për të marrë ndonjë rrogë se nuk di çfarë të bëj gjë tjetër. Shpresoj shumë që reforma në drejtësi të bëhet duke nisur nga unë i pari. Nëse prokuroria ka qoftë edhe një provë të vetme që të deklarojë se unë kam jo200 euro, por 20 euro gjobë, unë e lë menjëherë mandatin. i bëj thirrje Prokurorisë të shkëpusë emrin tim nga lista dhe ta fillojë verifikimin nga unë i pari”, tha Gaçi.
Sigal