Deklaratë e Partisë Demokratike në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vettingun

411
Sigal

Partia
Demokratike respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e
Vetingut dhe ripohon vendosmërinë e saj për spastrimin e sistemit të drejtësisë
nga të korruptuarit dhe shërbëtorët politikë. 

 

Partia Demokratike
mbetet njësoj e shqetësuar se ligji aktual do ta vendosë vetingun e gjyqtarëve
dhe prokurorëve nën kontrollin e Kryeministrit. 

 

Kontrolli
qeveritar i vetingut është njësoj i rrezikshëm pavarësisht se kush është
kryeministër. Por në kushtet aktuale, kur kryeministër është Edi Rama i cili
është i lidhur me krimin dhe është zhytur në korrupsion, kontrolli
kryeministror i vettingut do ta thellojë korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë
nga politika.