Bylykbashi akuza Gjiknurit: Procesin po e bllokoni ju, kërkoni të ndaloni koalicionet

280
Sigal

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas takimit në Këshillit Politik. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi tha se maxhoranca nuk ka pranuar kërkesat e tyre dhe bën fatjore atë për mos arritjen e një marrëveshje.

Sipas tij nëse maxhoranca bën ndryshime të njëanshme marrëveshja e 5 qershorit rrëzohet, duke shtuar se formula e koalicioneve është e konsoliduar dhe nuk ka krijuar asnjë problematikë.

Në mbledhjen e sotme kërkuam nga maxhoranca që të deklarojnë nëse janë në parim dakord për listat 100% të hapura dhe të ruhet formula e koalicioneve dhe e shpërndarjes së mandateve siç është sot. Por u ndeshëm me një refuzim nga ana e maxhorancës, ne e kemi bërë të qartë që veprimet e njëanshme prishin marrëveshjen e 5 qershorit. Ne kemi kërkuar që të bëjmë një marrëveshje për hapjen e listave dhe të mos preken koalicionet. Ne kërkojmë që të gjitha ndryshimet të bëhen dhe me ekspertizë ndërkombëtare. Ne kemi një model të koalicioneve që është konsoliduar dhe nuk ka asnjë problematikë dhe nuk ka pse të ndryshohet, por është vetëm një kërkesë e Ramës për të mos lejuar qytetarët të votojnë. Edi Rama ka dfrikë nga koalicioni i opozitës së bashkuar, ne jemi gati të vijojmë me dialog”, tha Bylykbashi.

Më tej Vasili u shpreh se gjatë të gjitha diskutimeve është folur vetëm për listat e hapura dhe ndryshimin e koalicioneve nuk i ka kërkuar askush, por tha se është një kërkesë e ardhur së fundmi nga Rama dhe deputetë të shkëputur.