Deklarata e rëndësishme që pritet të bëjë sot Lulzim Basha nga çadra

500
Pas takimit me aleatët kryedemokrati Lulzim Basha pritet të mbajë një deklaratë në çadrën e protestës.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shkojë rreth orës 19:30 në çadrën e protestës ku do të njoftojë protestuesit dhe simpatizantët për marrëveshjen që arriti me Kryeministrin Edi Rama dhe të deklarojë fundin e saj, pasi misioni u arrit, opozita i ka marrë të gjitha siguritë për të hyrë në zgjedhje.
Në marrëveshjen mes të dyve u arrit që data e zgjedhjeve të jetë 25 qershori dhe se regjistrimi i partive opozitare duhet të bëhet brenda 26 majit. Opozita do marrë zv.kryeministrin dhe 6 ministri teknike. Opozita po ashtu do marrë drejtimin e OSHEE, ALUIZNIT, AZHB, drejtimin e hipotekave e burgjeve.
Në bazë të kësaj marrëveshje, Parlamenti do të votojë ligjin e vettingut në një seancë të posaçme.
Po ashtu do ketë ndryshime në kodin penal për shitblerje të votës. Opozita do të propozojë kreun e KQZ dhe Avokatin e Popullit.
Pjesë e marrëveshjes është edhe reforma kushtetuese e ajo zgjedhore në fillim të legjislaturës. Ndërsa votimi dhe numërimi elektronik do të realizohet në zgjedhjet pasuese.
Sigal