Meta: Çështja e Teatrit është korruptive, antikushtetuese, e paligjshme dhe amorale

280
Sigal

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në një intervistë në emisionin Aktualitet në televizionin “Fax News” se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një çështje që korruptive, antikushtetuese dhe amorale. Presidenti Meta u shpreh ky akt është tronditës dhe shkombëtarizues.

 “Një popull pa histori është një popull pa të ardhme. Çështja e Teatrit është padyshim një çështje korruptive, antikushtetuese, e paligjshme dhe amorale. Vështirë të gjeni në historinë e Shqipërisë në këto vite, më shumë lajme në botë, nga Amerika në Burma, se sa për këtë çështje, ku shprehet hapur tronditja nga akti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.  Padyshim që një politikë e tillë është shkombëtarizuese dhe kjo e bën këtë krim të paamnistueshëm. Ky akt është në vazhdën e shumë akteve të tjera, si në Durrës, apo siç është rasti i kullës së shëmtuar në qendër të Korçës”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.