Deklarata e Cakajt/ Vasili: S’i bëhet vonë për Shqipërinë, se ky e ka lidhur gomarin tjetër kund

229

Në një konferencë për shtyp me homologun e tij austriak, Alexander Schallenberg, ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i pyetur lidhur me fatin e çeljes së negociatave, u shpreh ndër të tjera se, “Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro”.

Por lidhur me këtë deklaratë të Cakajt, ka reaguar nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se, Cakajt “nuk i bëhet vonë për Shqipërine që nuk i hapen negociatat, se ky e ka lidhur gomarin tjetër kund”.

Postimi i plotë i Vasilit:

‘Bedeli dhe trimeria e injorances.

Sot ky bedeli i Ministrise se Jashtme na tregoi se nuk paska frike fare nga votat kunder hapjes se negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.

Po drejt e ka ky qe nuk i behet vone per Shqiperine qe nuk i hapen negociatat, se ky e ka lidhur gomarin tjeter kund…
tamam atje ku e urrejne dhe e luftojne Shqiperine.

Prandaj ky nuk ka frike hic nga votat kunder qe e pengojne Shqiperine bile perkundrazi gezohet.

Lexojeni çfare ‘thote:

“Para se ti druhem votës kundër nga çdo shtet anëtar, dua të them se jemi në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro. Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro”, ishte kjo përgjigjja e Cakës’.